E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studenti fiton Kupen e Shqiperise ne volejboll per meshkuj

Nuk ka mjaftuar titulli kampion, por në vitrinë duhej të vendosej edhe kupa. Studenti fitoi edhe trofeun tjetër sezonal në volejboll për meshkuj pasi mposhti rivalin më të fortë, madje të vetëm, Teutën e Durrësit. Fitorja ishte 3-1 me sete ndërsa ndeshja u luajt në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Miqtë fituan dy setet e parë pa shumë probleme, me rezultatet 25-18 e 25-17, por në setin e tretë humbën kapitenin Tukseferi që u përjashtua me karton të kuq. Durrsakët e fituan këtë set me rezultatin 25-21, por nuk ia dolën ta dërgonin ndeshjen në setin final.
Skuadra e trajnerit Ylli Tomori fitoi të katërtin me të njëjtin rezultat, pra 25-21 dhe krejt përballjen 3-1. Kështu, pas titullit kampion, që ishte i 11-ti në histori, Studenti ia doli të fitonte edhe Kupën, duke pasur përballë gjithnjë Teutën. Dy ekipet diskutuan edhe Kupën e Federatës, të cilën e fitoi po skuadra kryeqytetase, ndërsa ajo durrsake nuk u paraqit në fushën e lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›