E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ghirardi konfirmon se Xhemajli është i Napolit

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 13:15

Presidenti i Parmës, Tommaso Ghirardi, ka konfirmuar transferimin e Blerim Xhemajlit në Napoli dhe ardhjen e Manuele Blasit dhe Fabio Santacroces si pjesë e marrëveshjes.

“Transferimi i Xhemajlit është përfunduar, ai i takon Napolit”, tha Ghirardi për Radio Marte.

“Ishte një proces i gjatë i bisedimeve pasi ai ishte futbollist i rëndësishëm për ne dhe kërkonim shpërblimin e duhur. Ai është personazh i fortë, i cili i pëlqen Walter Mazzarrit, andaj jam i sigurt se do të vazhdojë zhvillimin e tij në Napoli. Trajneri ynë Franco Colomba kërkonte një mesfushor agresiv, andaj Blasi e përmbush kërkesën. Ndërsa Santacroce është i ri, një aspekt në të cilin jemi të përqendruar si klub”, përfundoi Ghirardi.

Përveç Santacroces dhe Blasit, sipas medieve italiane, Napoli për Xhemajlin do t’i paguajë Parmës 9 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›