Liria e Trepça ndajnë pikët
Ndeshja ndërmjet Lirisë e Trepçës ka përfunduar pa fitues. Kjo ndeshje, e zhvilluar të shtunën në Therandë në kuadër të xhiros së pestë të Superligës, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0.
Në fakt, prizrenasit i patën nja tri raste të mira shënimi në pjesën e parë, por nuk i konkretizuan ato. Ndërsa, pjesa e dytë u karakterizua me më pak shanse për të shënuar.
Gjatë kësaj pjese të lojës bardheiznjtë kishin një dominim të lehtë përball mitrovicasve, por megjithatë assesi nuk ia dilnin të shënonin dhe kështu ndeshja përfundoi pa fitues.
Ky ishte barazimi i parë për të dyja këto ekipe në këtë edicion.
Trepça mbetet në kuotën e shtatë pikëve, derisa Liria gjendet në pjesën e poshtme të renditjes me vetëm 4 pikë, pas gjashtë xhirove të zhvilluara.