E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou Topi i Arte i trajnereve

Jose Mourinho do të jetë fituesi i “Topit të Artë Fifa” për trajnerë.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Cmimi, i parashikuar më parë nga kjo gazetë sportive se do i jepej trajnerit të Spanjës, Vicente del Bosque, do shkojë për trajnerin e Real Madrid.

Tekniku portugez fitoi tre trofe sezonin e kaluar nën drejtimin e Interit: Ligën e Kampioneve, Serinë A dhe Kupën e Italisë.

Mourinho lë pas Vicente del Bosque (Spanjë) dhe Josep Guardiola (Barcelona).

Cmimi “Topi i Artë” për trajnerë do të akordohet për herë të parë në histori pasditen e sotme, në Zyrih të Zvicrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›