Nju Delhi, dita më e ftohtë prej 40 vjetësh

Moti i ftohtë vijon të shënojë rekorde në Indi. Të dielën temperatura ka zbritur në 3 gradë në kryeqytetin Nju Delhi, ku është regjistruar dita më e ftohtë e 40 viteve të fundit.
Në shtetin indian më të populluar, Uttar Pradesh në fundjavën e fundit kanë humbur jetën 86 të vdekur nga akulli dhe është vendosur për mbylljen e shkollave deri të shtunën e ardhshme.