E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa u kërkon qeverive të mbrojnë pakicat e krishtera

Papa Benedikti XVI ka kërkuar sot që qeveritë të bëjnë më tepër për të siguruar se të krishterët mund ta praktikojnë besimin e tyre pa ndonjë diskriminim apo dhunë.

Në një fjalim para ambasadorëve të akredituar në Vetikan, Benedikti i përmendi sulmet e fundit ndaj të krishterëve në Egjipt, Irak dhe Nigeri, dhe tha se qeveritë duhet të marrin masa efektive, ligjore dhe praktike, për t`i mbrojtur pakicat fetare.

Papa i bëri thirrje Pakistanit ta shfuqizojë ligjin mbi blasfeminë, duke thënë se ai shërben si pretekst për dhunën kundër jo myslimanëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›