Vilanova s’ka probleme me Mourinhon

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka konfirmuar se nuk ka ndonjë problem me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho.
Të dy ishin përfshirë në një kacafytje vitin e kaluar në ndeshjen e Superkupës, me portugezin që ia kishte futur gishtin në sy asistentit të atëhershëm të Pep Guardiolës.
“Nuk mendoj se kam marrëdhënie të këqija me Mourinhon. Është shqetësuese që edhe pas një viti jemi duke folur për atë rast. Unë e pranoj vendimin që ta fal Mourinhon si një profesionist”, theksoi Vilanova në konferencë për shtyp.
Ai njoftoi se Barcelona do ta transferojë një mbrojtës gjatë kësaj vere.