Gilman Lika drejt Kategorisë së dytë turke
Gilman Lika, mesfushori shkodran i Kombëtares shqiptare ka marrë një ofertë të mirë nga klubi turk i Kategorisë së dytë, Bolouspor. Mesfushori është nën vëzhgimin e disa skuadrave greke, pas paraqitjes së mirë që bëri sezonin e kaluar te ekipi i Haxhetepes. Skuadra e Bolouspur, humbi mundësinë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë turke, vetëm për një pikë dhe sezonin e ardhshëm cilësohet pretendente për t’u ngjitur një kategori më lartë. Lika mund të transferohet në këtë skuadër në formë huazimi, pasi kartonin e tij Haxhetepe.