E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburgu tërhiqet për Lorik Canën

 

Klubi i Hamburgut është tërhequr nga gara për të marrë Lorik Canën. Mediat gjermane dhe franceze kanë bërë të ditur se megjithëse Hamburgu kishte arritur një akord verbal me drejtuesit e Marsejës, s’ka mundur të bindë lojtarin, i cili ka kërkuar një shumë të konsiderueshme parash. Për Canën interesohen edhe Arsenali, Liverpuli, Volfsburgu, Mançester Siti, Totenahmi dhe Evertoni. Ai është padyshim futbollisti shqiptar më i kërkuar gjatë kësaj vere. Ka shumë gjasa që Cana të përfundojë nën urdhrat e Vengerit, sezonin e ardhshëm, pasi klubi i Arsenalit është duke punuar në fshehtësi për ta marrë shqiptarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›