E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gilman Lika i jep tri pikët e para Haxhetepes

Gilman Lika i dhuron Haxhetepes tri pikët e para në kampionatin turk të futbollit. Në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë të Superligës, skuadra ku militon edhe shkodrani tjetër Admir Teli, ka pritur në fushën e saj Denizlisporin. Sfida u mbyllë me fitoren 1-0 për vendasit, ndërsa goli i vetëm mban firmën e mesfushorit me tipare sulmuese, Lika, në të 70-ën. Si Lika ashtu edhe Teli janë aktivizuar përgjatë gjithë lojës, ndërsa skuadra e tyre ngjitet në vendin e 15-të, në kuotën e 4 pikëve. E shtuna ka sjellë edhe dy golat e Elvis Krajës në kategorinë e dytë ukrainase. Skuadra e tij, Zakarpatia Uzhgorod, fitoi 2-1 me Helios dhe konfirmohet si një prej pretendentëve kryesorë për t‘u ngjitur në Vyscha Liga. Aspak e mirë fundjava për "gjermanët": Skela luajti vetëm 45 minuta në humbjen 1-0 të Kotbusit me Këlnin, Kapllani u fut si zëvendësues në takimin që Karlsruhe humbi 1-0 në fushën e saj me Bajernin e Mynihut, ndërsa Lala qëndroi vetëm në stol në humbjen 5-2 të Hanoverit në shtëpi me Hofenhaim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›