Tirana-Dinamo: Derbi, momenti i së vërtetës
Kampionati shqiptar rindez motorët me një nga ndeshjet më interesante që mund të prodhonte kalendari i javës së 7—të, pikërisht derbin Tirana-Dinamo, dy favoritet kryesore në luftën për titullin e sezonit 2008-2009. Do të jetë ky çasti i së vërtetës për të dyja ekipet, sidomos për Dinamon.
Sfidë brenda sfide - Përballja e 127 në historinë e këtyre dy "armiqve" të përjetshëm pritet të dhurojë shumë emocione për mjaft arsye, ku përveç të qenit derbi dhe dy skuadra rivale për titull, edhe për faktin se në të ka sfidë brenda sfide: "derbin" e vogël kroat: ai mes trajnerëve Blazhe Slishkoviç i bardhebluve dhe Zlatko Daliç i bluve, zëvendëstrajneri Krstiçeviç i Tiranës dhe përgatitësi atletik Frano Leko i Dinamos, por edhe mes lojtarëve kroatë si Pezo (i tiranasve) dhe Graniç e Petriçeviç (i dinamovitëve).
"Derbi" i trajnerëve - Zlatko e ka pranuar sfidën me homologun, ndërsa Slishckoviç nuk dëshiron ta shikojë vetën si kroat i pastër dhe preferon të shtojë se s‘mund të ketë "derbi" mes tyre. "Nuk mund të them se jemi të së njëjtës shkollë. Daliç është i shkollës së pastër kroate, ndërsa unë jam kroat i futbollit boshnjak. Mendoj se kemi vizione të ndryshme të lojës dhe kjo do ta bëjë më spektakolar derbin", thotë Slishko. "Kush fiton është trajneri më i mirë", kundërpërgjigjet Daliç.
Objektivi - Dy trajnerët janë dakord vetëm në një pikë: nuk përjashtojnë asnjërin nga të tre rezultatet. "Në këtë përballje nuk ka favoritë. Dinamo është një ekip me lojtarë cilësorë, ndaj dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Derbi i ka të tre rezultatet dhe përgjatë 90 minutave do të luhet një lojë e fortë, por ne jemi të përgatitur për fitoren". Ndërsa Daliç është më agresiv: "Tirana është e fortë, por ne do të hyjmë vetëm për fitore", tha ai mbrëmë pas stërvitjes së fundit. "Nuk mund të na kënaqë barazimi, edhe sepse jemi 4 pikë prapa Tiranës në renditje. Është derbi dhe shanset për të dyja ekipet janë 50 me 50 për qind, por ne do të luajmë për fitore".
Statistikat - Në 126 ndeshjet e zhvilluara deri tani, historia favorizon bardheblutë që udhëheqin me 48 fitore, 32 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 46 kanë shkuar në favor të Dinamos. Golavarazhi 181-165 flet pozitivisht për bardheblutë. Dy formacionet janë të vetmet që nuk kanë pësuar humbje deri tani. Tirana ka shënuar 8 gola, ndërsa Dinamo 6 gola. Mbrojtja: Tirana ka pësuar 2 gola, Dinamo, 3. Diferenca e pikëve mes tyre në renditje është 4 (14-10).
Të tjerat - Një tjetër sfidë e rëndësishme e javës së shtatë do të jetë Vllaznia-Shkumbini, takim i cili luhet në "Loro Boriçi". Shkodranët e vendit të dytë do të synojnë t‘i afrohen sa më shumë kreut, duke shpresuar edhe në një hap të dështuar të Tiranës në derbi. Por fitorja do të jetë e rëndësishme edhe për faktin se Shkumbini (i 4-i me 10 pikë) është një nga rivalët e momentit për Vllazninë në tabelën e klasifikimit. Për të motivuar akoma edhe më shumë skuadrën, drejtuesit e Vllaznisë kanë premtuar edhe premio në rast fitoreje, por nuk kanë preferuar të bëjnë publike shifrën që do të mund të përfitojnë lojtarët. Në stadium pritet interesim i tifozerisë shkodrane. Ndeshje jo më pak interesante do të jetë edhe ajo mes Partizani-Bylisit, ku djemtë e Likës do të luajnë për gjithçka, pasi nëse nuk arrijnë të marrin tri pikët, fundosja e Partizanit në krizën më të madhe të viteve të fundit do të jetë e pashmangshme. Teuta udhëton në Elbasan, Besa luan kundër Lushnjës, ndërsa Flamurtari pret Apoloninë.