Kamera e përgjakshme dhe deti
1.
Kamera fotografike kishte filluar fluturimin, një ngjarje e jashtëzakonshme për të. Deri atëherë, qe në dorë të një njeriu që prezantohej me sjellje fotografi. Fotografi kishte mjekër të gjatë e të zezë dhe një kapelë, shajkaqë, me distinktivin tradicional të çetnikëve, kokardën. Shpejt u gjet në një turmë prej njëzet vetash, të gjithë me dukje të njëjtë, mjekrash, kapelash, distinktivësh, sysh të zgurdulluar, lëvizjesh unisone që duhej të paraqitnin një valë drejtuar nga bina, ku sapo kisha dalë të flisja. Deri atëherë, kishin qenë një grup i zhurmshëm, pothuajse një grup pijanecësh primitivë, të cilët sikur të kenë blerë biletën për shfaqjen e gabueshme, e në të ngjarë aty, donin ta korrigjonin gabimin duke e ndryshuar shfaqjen, e jo vendndodhjen personale. Dhe, ndërsa flisnin të tjerët, njerëz nga viset e tjera të ish-Jugosllavisë, u fishkëllenin, ose u gjuanin ndonjë fjalë fyese. Kur më erdhi radha, prijësi i tyre, Vojisllav Sheshel, dha urdhër dhe u nisën drejt meje, pa fjalë fyese e fishkëllimë, me krahë të shtrirë përpara në shenjë kërcënimi.
Kamera filloi të fluturonte kur para turmës doli një grup i sigurimit të sallës, në të cilën mbahej mbledhja, duke u shtyrë, trup për trupi me turmën. Fotografi u largua nga kordoni mbrojtës nja dy hapa prapa dhe e fërfëlloi kamerën në drejtimin tim. Ndërsa fluturonte vëreja se kordoni mbrojtës ishte para shpërthimit, dy policë, të veshur civilë u ngritën në panik dhe filluan të thërrisnin për ndihmë nga Qendra, një pickim në vesh mund të më ketë treguar se aparati kaloi andejpari dhe një tingull përplasjeje, e thatë, imediate, e afërt, mund të më ketë treguar se kamera kishte përfunduar fluturimin mu aty, diku afër.
Koka e Mirko Kovaçit ishte çarë në atë ditë vjeshte të vitit 1990, nga një kamerë fluturuese fotografike në Shtëpinë e Rinisë në Beograd, në një tubim që do të duhej të ishte dënim intelektual i luftës që vinte. Ndërsa rridhte gjaku nga koka e tij, Mirko, fotografi, unë, salla dhe tërë ai vend kishim kaluar në një gjendje që vështirë do ta kapërdinte realiteti e ende nuk kishte mbërritur në fiksion. Që të gjithë ne, atëbotë, do të hynim në një gjendje që quhet luftë e që Mirko Kovaç, në romanin e tij mjeshtëror autobiografik "Qyteti në pasqyrë" - Nokturno familjar (Samizdat, B92, Beograd, 2008) e quan atë, pra luftën si "përmbledhje të pasioneve të këqija".
Pas asaj ngjarjeje, Kovaç, shkrimtar dhe skenarist me famë në tërë ish-Jugosllavinë, vendos të shpërngulet, të ikë nga Beogradi ku kishte jetuar pothuajse që prej studimeve e këtej, dhe të vendosej në Istria, në Kroaci. Aty do ta shkruajë edhe këtë roman të fundit, në moshën shtatëdhjetëvjeçare, duke shqiptuar, me gojën e rrëfimtarit të romanit, një shkrimtari hercegovas që detyrohet të zhvendoset prej një vendi në tjetrin, së bashku me familjen e tij jo shumë fatlume, se "…kurrë asnjë prej nesh nuk ka qytet të përhershëm, edhe pse përpiqemi të dëshmojmë se mu aty ku jemi është vendi ynë, ndërsa kaq bukur recitonte Jean Pierre Jouve, se ne jemi aty ku nuk jemi".
2.
Përkatësia, njëra prej temave të përhershme të romaneve të Kovaçit, shtrihet edhe në binarët e jetës dhe të narracionit letrar të tij, pra edhe në këtë libër. Shkrimtari, me prejardhjen e tij hercegovas, aty ku takohen boshnjakët, serbët, malazeztë e kroatët, tri konfesionet e tyre dhe pothuajse të gjitha dialektet e gjuhës së dikurshme serbo-kroate, kishte filluar shkrimin e tij me variantin serbo-hercegovas (nëse është i mundshëm klasifikimi i tillë) për të mbërritur në variantin e tanishëm gjuhësor, atë kroat, me leksik të pasur hercegovas. Në roman, ndërkaq, shtjellohet një sens tjetër i përkatësisë, ai i lidhshmërisë së familjes, i relacionit mes prindërve dhe të birit, gjegjësisht të familjes me kohën në të cilën jetojnë, atë të ndryshimeve revolucionare të pas Luftës së Dytë Botërore.
Rrëfimi autobiografik, i cili zhvendos familjen prej një vendi në tjetrin dhe prej një sistemi shoqëror në tjetrin krijon edhe një perspektivë tjetër të përkatësisë, atë që Mirko Kovaç, fundja kishte provuar vetë para 18 vjetësh. Një personazh episodik në roman, Vacllav Bloudek, këpucëtar i Pragës, në të ardhur më 1891-shin e pas një muaji qëndrimi në Trebinje, do ta shpallë këtë qytet vendlindje të tijën. "Ai gjithnjë përsëriste, kjo ishte filozofia e tij jetësore, se njeriu lind disa herë, sepse çdo herë që ndryshon në jetën e tij, lind prapë".
3.
Rrëfimtari dhe unë u takuam, paditur, këtë javë në Dubrovnik, mu te pallati Sponza, aty ku gjatë Republikës së Dubrovnikut, Raguzës, gjendej Dogana. Isha ulur afër, te kafeneja e Qytetit, duke shikuar për të qindtën herë në jetë rrugën kryesore, Stradunin. Nga aty, me një të ngritur të kokës shihen në largësi ajrore jo më shumë se një kilometër a dy, pikat prej nga ushtria jugosllave (me rezervistë malazezë) përdorte minahedhës kundër Qytetit (kështu, Qytet, për të shkruan Kovaçi). Dhe, parë nga ky kontekst, i përshkrimit të Dubrovnik si Qytet, minahedhësit ishin përpjekje pushtimi të njerëzve që nuk e donin, kuptonin, apo nuk kishin prirje kulturore për të kuptuar natyrën e Qytetit.
Rrëfimtari i romanit mbërrin te Pallati Sponza, kalon afër dhe niset me të shpejtë drejt limanit të vjetër, në kërkim të një restoranti ku kishte ngrënë si fëmijë 12-vjeçar, një ditë ndërsa ishte nisur ta kërkonte babanë e dalur për në Dubrovnik prej nja një javësh për të blerë mall dhe ende i pakthyer në qytet. Restoranti ishte kulminacioni i komunikimit me qytetin, një zbulim për djaloshin, që për Dubrovnikun kishte dëgjuar nga rrëfimet e babait dhe nga pasqyra e shtëpisë, e cila zinte imazhin e Dubrovnikut, njëzet kilometra në distancë, atëherë "kur dielli mbërrinte në majën perëndimore të bjeshkës".
Te pallati Sponza, në Dubrovnik, atë ditë takoheshin dy qasje ndaj Qytetit prej të së njëjtës Trebinje. Njëri prej prijësve të vullnetarëve që sulmonin Dubrovnikun më 1991-shin ishte një trebinjas i quajtur Vuçureviq. Kur opinioni botëror u ngrit në mbrojtje të vlerës kulturore të qytetit që po shkatërrohej prej bombardimeve, ai tha se "do ta ndërtojmë një Dubrovnik edhe më të bukur e të vjetër se ky!"
Përballë tij ishte rrëfimtari i Kovaçit, djaloshi i cili përpiqej ta pushtonte Qytetin brenda shqisave të veta.
Disa ditë pasi u ndal gjaku që rridhte prej kokës së tij, më 1990-ën, Kovaç ndjeu se kishte ardhur koha e njerëzve që pushtonin me dhunë qytetet, që i shkatërronin, i zinin, i përvetësonin dhe transformonin në fshatra të zgjeruara, ashtu siç do t‘i shihte rrëfimtari në roman, më 1945-ën.
"Çdokujt që do të largohet nga vendlindja e tij i rekomandoj detin, sepse kjo është e vetmja skutë dhe e vetmja hapësirë për të cilën mund të thuash se është e jotja", thotë rrëfimtari i romanit, autori i të cilit zgjodhi një vend kroat, në Adriatik.
4.
Rrëfimtari nuk e mbërrin detin, simbolin e lirisë e njëkohësisht të përkatësisë. Por, në këtë roman, megjithatë, ashtu si edhe në jetë, autori mbërrin në mënyrë mjeshtërore të shprehë besimin e tij se, siç thotë, jeta është ajo çka na kujtohet, e jo çka përjetohet