Giovanni Verga, shkrimtari dhe fotografi
E do fotografinë. Shpesh, nga tarraca e shtëpisë së tij kataneze, fotografon jo vetëm peizazhin që e rrethon, por edhe portrete, njerëz, aspekte nga jeta e përditshme... Shpesh tarraca e shtëpisë në Katania kthehet edhe në një set fotografik. Ai shkrep dhe imazhet e tij, ruajnë kujtimet e një kohe të largët, ruajnë veshjen, zakonet, estetikën dhe historinë e kohës.
Teksa e rrëfen në këtë mënyrë, sigurisht që gjithkujt do t‘i lindë pyetja: ç‘do ky fotograf në faqen e librit? Në fakt, është një shkrimtar, një nga më përfaqësuesit e letërsisë italiane. Giovanni Verga. Një prej baballarëve të verizmit, i lindur në vitin 1840. I dha shumë letërsisë, por një aspekt tjetër, i panjohur dhe i rëndësishëm i jetës së tij mbetet padyshim fotografia.
Për Vergën, fotografia nuk ecën pas letërsisë, por në krah të saj. Për shkrimtarin, ajo është një formë tjetër të rrëfyeri të historive, të cilave kur nuk i kushtohej me laps e letër, e sillte në vëmendje me një shkrepje. Historitë e tij vijnë edhe në këtë formë. Të ndalura në imazhin e një intensiteti të thjeshtë, rrëfimesh të përditshme e fytyrash njerëzore.
Ashtu si edhe në romanet, novelat e veprat teatrore të Vergës, edhe në imazhet e shkrepura prej tij, personazhet qendrorë shprehin të njëjtin pesimizëm me të cilin krijimtaria e Vergës identifikohet. Edhe këtu, njësoj si në letërsi, ata të duken të pashpresë, të shtypur prej ligjit të natyrës, atë të fitores së më të fortit. Pavarësisht teknikës, edhe në këtë pasion të panjohur të shkrimtarit, vihet re se edhe në fotografi ai është po aq efikas, e po aq këmbëngulës sa edhe Verga shkrimtar. Ndokujt mund t‘i duket i habitshëm ky pasion i shkrimtarit për fotografinë. Megjithatë, ashtu si Verga, historia e letërsisë njeh edhe të tjerë shkrimtarë po kaq pasionantë ndaj këtij arti. Luigi Capuana, Federico de Roberto, Emile Zola në Francë apo Jack London në Angli, e një sërë shkrimtarësh të tjerë që njësoj si Verga kanë theksuar raportin e ngushtë që e lidh letërsinë me fotografinë. Nëpërmjet rrëfimit fotografik, ai sjell një dëshmi se si këto dy gjini mund të japin një kontribut të përbashkët sepse Verga interpreton dhe mundohet të riprodhojë një pejzash njerëzor. Përkrah portreteve të shumta të të afërmve e miqve, në fotografitë e tij shfaqen edhe imazhe të Catania-s, jo të asaj aristokratike, por të Catania-s së përditshme, të cilat vijnë në vazhdimësi të Vergas shkrimtar. Fshatarë, punëtorë, kamerierë, burra e gra, janë fotografuar në thjeshtësinë e tyre në ambientet e tyre të përditshme. Por Verga fotograf nuk i kushtohet vetëm portretit. Me të njëjtin interes ai realizon edhe peizazhet. Sicilia shpesh është prezente në vizionet e tij jo vetëm rurale por edhe urbane (me analogji të dukshme letrare, sepse përcjell me imazh, vende të cilat i përshkruan edhe në faqet e shkruara).
Në fillim të muajit prill, në kuadër të krijimtarisë fotografike të Giovanni Verga-s, është çelur në Gjenova, një ekspozitë fotografike, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 24 maj. Në vitin 1966, në banesën e tij në Catana, u gjetën rreth 448 negativë fotografikë - 327 lastra xhami, 121 fotograma në celuloid - të cilat autori ka nisur t‘i zhvillojë duke nisur nga viti 1878.
Prej këtyre fotove, shfaqen jo vetëm ngjarjet, por edhe imazhet e burrave, grave e fëmijëve që u bënë pjesë e veprave letrare të Verga-s sidomos ato që i përkasin fazës veriste si novelat e përmbledhjes "Vita dei kampi", publikuar në vitin 1880 - dy vite pas fillimit zyrtar të aktivitetit të tij si fotograf - dhe dy romanet "I Malavoglia" dhe "Mastro don Gesualdo".
Në pjesën e fundit të jetës së tij, Giovanni Verga la pas dore krijimtarinë letrare për t‘u marrë gjithnjë e më shumë me kinema. Mes viteve 1909-1921, përshtati si skenarë filmash disa prej veprave të tij, duke bashkëpunuar me disa shtëpi kinematografike. Por në të vërtetë, ai nuk arriti dot ta pranonte tërësisht këtë art, për shkak të kufizimeve teknike të kinematografisë së kohës së tij, por sigurisht edhe për shkak të temperamentit të tij. Verga i jetoi vitet e fundit të jetës në Catania ku lindi, po ku edhe vdiq në vitin 1922. E kishte lënë veten të lirë, të jetonte një jetë të qetë, në një vetmi aspak të denjë për të.