Publiku detyron "të fortën" Aida të lërë shtëpinë
Mes Adelës, Qetsorit dhe Arjonit, publiku, ka përzgjedhur të eleminuarin e radhës. Aida, është larguar përfundimisht nga shtëpia më e famshme dhe më e ndjekur në Shqipëri. 25- vjeçarja, e cila kishte hyrë në shtëpinë e Big Brother sepse kështu do të mund të rifitonte lirinë, është larguar prej saj duke hequr dorë edhe prej çmimit të madh prej 70 mijë eurosh. Jo vetëm pas largimit të Aidës, por edhe para këtij eliminimi, spektakli i drejtuar nga Arbana Osmani, ka suprizuar jo vetëm banorët brenda shtëpisë, por edhe publikun në studio e nëpërmjet ekranit. Arbana fillimisht ka bashkëbiseduar me Anin, të eliminuarin e papritur të mbrëmjes së shkuar. Ai ka rrëfyer emocionet se si është ndjerë brenda shtëpisë së Big Brother, por edhe nga publiku e cili priti mjaft ngrohtë pasi ka lënë shtëpinë. "Java jashtë shtëpisë së Big Brother për mua ka qenë shumë e lumtur.", ka thënë Ani. "Lepurushi është shunmë mirë", ka vazhduar më tej duke iu referuar vajzës me të cilën ishte i dashuruar e që Vëllai i Madh i dha mundësi të gjenin edhe një herë lidhjet. "Dua të vazhdoj miqësinë me të gjithë banorët", përfundoi ai.
Dashuri e vërtetë apo e llogaritur?
Vëllai i Madh kishte vendosur që gjatë spektaklit të hapte zarfat në të cilët banorët kishin shënuar emrat e banorëve që kishin pëlqyer që në ditët e para. Diskutimi është ndalur te Arjoni, i cili kishte shënuar Zhuljetën si të preferuar. I pyetur nëse vazhdonte t‘i qëndronte mendimit, ai është shprehur se ndjenjat kanë kaluar tërësisht te Anjeza. Mesida ka qenë një nga banoret e dala nga shtëpia që ka replikuar, duke e quajtur këtë lidhje të llogaritur. Bika po ashtu i është bashkuar mendimit të saj, duke e quajtur një histori tepër të bukur për të qenë e vërtetë. Arjoni dhe Anjeza kanë kundërshtuar argumentat e tyre.
Takimi Arjon Anjeza me motrat
Emocionet kanë vazhduar më tej për Anjezën dhe Arjonin. Arbana i ka ftuar të gjithë banorët të shkojnë në zonën e kampingut. Aty ndodhet një monitor në të cilin nis të transmetohet një film i shkurtër, "Dy zemra + 1 shtëpi". Është një përmbledhje e marrëdhënies së Arjonit me Anjezën. Çaste romantike, të cilat kanë vazhduar me surpriza më tej për dy banorët. Arjoni ka takuar në akuarium motrën e Anjezës, e cila i ka shprehur mbështetjen edhe të familjes për lidhjen e tyre. Më pas ka qenë Anjeza ajo që ka takuar motrën e Arjonit. Kanë qenë momente emocionuese por edhe përkrahëse. Nga studioja, i ati i Arjonit ka dhënë një mesazh për mentalitetin e hapur që duhet të kenë të rinjtë, ndërsa e ëma e Anjezës ka theksuar se i respekton ndjenjat e tyre.
Kandidimet
Ndyshe nga herët e kaluara kandidimet e mbrëmjes së djeshme kanë qenë tërësisht të veçanta por njëkohësisht edhe të vështira për banorët. Vëllai i Madh dëshironte t‘i vinte në provë. Në dhomën e rrëfimit ata kanë gjetur një "sferë magjike" e cila ndriçohej vetëm nën një tension trupor të caktuar. Kështu, kur sfera është ndriçuar personi që ka përmendur emrat e të kandiduarve, i është dashur më pas të përballet me ta duke u dhënë edhe dy arsyet se përse kishte përzgjedhur pikërisht këta dy banorë për të qenë në kandidim këtë javë.
Surprizë për mamanë e Bjordit
Surprizat në "Big Brother nuk janë vetëm për banorët. Familjarët e tyre janë pjesë e këtij spektakli të madh. E ëma e Bjordit, e cila ndodhet në studio është përzgjedhur nga Vëllai i Madh për të shkuar në dhomën e rrëfimit që është ndërtuar në studio me këtë rast. Antoneta dëgjon aty leximin e ditarit të Bjordit. Arbana i mundëson mamasë së Bjordit edhe një komunikim me të birin ndërsa shpjegon se marrëdhënia mes të dyve është e bazuar mbi besimin absolut dhe mirëkuptimin e përhershëm. Ndaj kjo lidhje e ka shtyrë Bjordin të bëjë një kërkesë të veçantë që vetëm një grua si ajo mund ta kuptojë.