Lohan: Aplikimi në BE ? S‘ka rëndësi data, por standardet
Paraqitja e kërkesës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian nuk do të ketë ndonjë rol të madh. Ky ishte konstatimi i djeshëm i kreut të Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmut Lohan, gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjirokastrës, në një tryezë të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri. Gjatë turit të tij në jug të vendit, Lohan është ndalur edhe në Sarandë, ku lëshoi një deklaratë pesimiste për përparimin drejt liberalizimit të vizave.
Aplikimi
"Anëtarësimi i Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian do të sjellë fuqizimin e shtetit të së drejtës, rritjen e besimit të institucioneve, mirëqenie të qëndrueshme, qeverisje më të mirë, stabilitet ekonomik, rritje të investimeve të huaja, siguri dhe standarde të larta të jetesës së shqiptarëve", tha Lohan. Sipas tij, anëtarësimi jep mundësi për të qenë më mirë në aspektin ekonomik, si dhe për të qenë më të integruar në strukturat ndërkombëtare. Ai ripërsëriti edhe një herë qëndrimin zyrtar të BE-së, se prova më e rëndësishme e Shqipërisë për aderimin e saj në BE janë zgjedhjet e 28 qershorit. Lohan u shpreh se zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, në një klime paqësore dhe brenda standardeve evropiane, është kushti themelor që BE i ka vendosur qeverisë për të marrë në konsideratë aplikimin për statusin kandidat. Çështja e aplikimit, vijoi Lohan, është në dorën e vetë qeverisë shqiptare. Shqipëria, tha ai, është e mirëpritur të aplikojë qoftë edhe në 28 prill. Ajo është çështje e vetë qeverisë shqiptare, por s‘ka shumë rëndësi kur dorëzohet aplikimi. Rëndësi ka plotësimi i standardeve dhe veçanërisht atyre që lidhen me zgjedhjet politike. Përfaqësuesi më i lartë i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri është shmangur në dhënien e opinionit të tij, nëse është momenti i përshtatshëm në këtë periudhë aplikimi i qeverisë vendase për të përfituar statusin e vendit kandidat në BE.
Vizat
Lohan, në orën 16:00 të së premtes, përuroi godinën e saporinovuar dhe pajisjet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës. Problemet kryesore të ndërtesës, të cilat projekti i ka adresuar suksesshëm, ishin mungesa e një dhome për të pandehurit, një sistem sigurie, masat e parandalimit të zjarrit, rrjetet kompjuterike, si dhe lagështia, plasaritja e mureve etj. Duke ju përgjigjur interesit të medias, Lohan tha se Shqipëria do të ketë liberalizim vizash atëherë kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet që janë parashtruar. "Besoj se do të ishte më realiste të mendonim se këto kushte kanë për t‘u plotësuar në 2010-ën, se sa në 2009-ën", këmbënguli Lohan. Rinovimi dhe pajisja e Gjykatës së Rrethit Sarandë, ashtu si ato të Apelit të Korçës dhe Vlorës, si dhe Gjykatës së Rrethit Dibër, të përfunduara më parë, burojnë nga masterplani për infrastrukturën gjyqësore. Ai u përgatit nga KE dhe autoritetet shqiptare në 2005-ën dhe paraqet një pasqyrë të plotë të situatës së gjykatave në Shqipëri, teksa nxjerr rekomandime për investime në këtë sektor gjatë 15 viteve të ardhshme. Lohan falënderoi të gjitha palët që ndihmuan në zbatimin e suksesshëm të projektit dhe ka vënë në dukje qasjen gjithëpërfshirëse e plotësuese të ndihmës së KE-së për reformën në drejtësi. "Në këtë rast, ne kemi mbështetur ngritjen e infrastrukturës së mjaftueshme fizike, kaq e nevojshme nëse kemi parasysh vështirësinë e punës në kushtet e mëparshme. Por tullat nuk janë thjesht tulla", u shpreh Lohan.