Ish këshilltari i Bush viziton qytetin e Beratit
Në ambientet e Bashkisë së Beratit ka mbërritur me një helikopter Frank Ëinser, diplomat dhe ish këshilltari i Presidentit Bush për Kosovën. Diplomati Ëinser është pritur nga kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi dhe drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit, Benard Çaushi. Qëllimi i ardhjes në Berat e diplomatit ka qenë për të vizituar qytetin e një mbi një dritareve.
Zoti Ëinser ka ardhur në Shqipëri nga një ftesë e bërë nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi për të vizituar Shqipërinë, kështu që ky i fundit ka zgjedhur qytetin e Beratit për të vizituar këtë fundjavë. Gjatë takimit që ka pasur me kryetarin e bashkisë, Frank Ëinser ka shfaqur kënaqësinë që ndodhet në këtë qytet. Pata mundësinë të uroj Shqipërinë për hyrjen në NATO si dhe uroj që të keni një hyrje sa më të shpejtë dhe në Bashkimin Europian. Doja të vizitoja dhe qytetin e Beratit pasi nesër është dita ime e fundit për qëndrimin në Shqipëri, është shprehur Ëisner. Ndërsa kreu i bashkisë, Fadil Nasufi i ka shprehur dashmirësinë që SHBA ka treguar ndaj popullit shqiptar. Nasufi ka njohur diplomatin Ëiners me historinë e qytetit, ku i ka thënë se Berati është një qytet 2400 vjeçar dhe që prej muajit korrik të vitit të kaluar u përfshi në UNESKO. Ai e ka njohur dhe me kulturat që janë transmetuar në breza. Berati ka 3 lagje karakteristike ku dominojnë kështjellat dhe dy lagjet historike, të cilat janë Mangalem dhe Goricë. Po ashtu Nasufi ka folur edhe për muzeun kombëtar Onufri në të cilin ndodhen dy Kodikët më të vjetër që i përkasin shekullit gjashtë dhe nëntë. Diplomati është njohur nga ana e kryetarit edhe me fenë, e cila është pikë referimi për kulturën e pasur shpirtërore, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, pasi të gjitha fetë shkojnë në harmoni me njëra-tjetrën.