Strategjia e re Bajerni hedh miliona ne merkato

Bajerni i Mynihut ka vendosur t’i besojë një strategjie të re për t’u kthyer në majat e futbollit gjerman dhe atij europian. Ndryshe nga skuadrat e tjera të të njëjtit nivel, bavarezët nuk do të shpenzojnë shumë marramendëse në merkato, por do të ruajnë yjet aktualë, duke u përforcuar në të njëtën kohë me lojtarë të rinj dhe me të ardhme.
Ndërsa klubi gjerman dhe trajneri Jup Heinkes ka arritur të largojë ofertat nga futbollistët më të rëndësishëm si Arjen Robben, Frank Ribery dhe Bastian Shvajnstaiger, me skuadrën kanë nisur stërvitjen dy blerjet më të reja Jerome Boateng dhe talenti japonez Takashi Usami. Ish-mbrojtësi i Manchester City ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Bajernin e Mynihut, ndërsa ai shihet si një nga lojtarët më të mirë gjerman në rolin e tij.
23-vjeçari Boateng pritet të jetë titullar në mbrojtjen e Heinkes, ndërsa me bavarezët kërkon të rifitojë vendin në kombëtaren gjermane. Bashkë me Boateng, Bajerni ka prezantuar edhe 19-vjeçarin japonez Takashi Usami. Ky i fundit ka nisur aventurën e parë europiane, pasi ran ë sy me skuadrën e Gamba Osakës edhe kombëtaren e Japonisë. Me këto blerje pa shumë shpenzime dhe duke ruajtur të gjithë yjet e skuadrës, Bajerni i Mynihut ka objektiv kryesor kthimin te suksesi, pas një paraqitjeje relativisht të dobët në sezonin e fundit.
Nertan Prifti