E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjahtarët e shpirtrave

Sytë prandaj i kemi në ballë, dhe i kemi çift. Veçse kujdes, kujdes çiftet! Ato që tash po fluturojnë, dhe që ju pandehni se do t’ju ngrenë në karrierë, se do t’ju çojnë lart e më lart, nuk janë balona të zakonshme me flatra, ato janë shpirtra. Mos i
Nga Zija ÇELA

Me gjasë, njeriu dy herë mbetet pa gojë, ose kur ka lindur pa të, ose kur i ikën nga tmerri. Një tmerr i tllë ishte tragjedia e Gërdecit. S’ka fjalë për ata që e përjetuan drejpërdrejt, sidomos për ata që u larguan pa kthim, për ata që nuk patën vdekje natyrale, por i vrau mizoria jonë.
E megjithatë, ashtu si drama vetjake, edhe tragjeditë kombëtare kërkojnë dinjitet për t’u përballuar. Një shoqëri e emancipuar njihet mirë jo vetëm në festë, por edhe në zi. Këtu s’hyn në punë folklori politik me rigjallërimin e “burrërisë” tradicionale etj., megjithëse ndodh që tradita bëhet kështjella mbrojtëse, në muret e së cilës çdo popull mbështet shpinën kur i del së Keqes ballë përballë. Në kohën tonë, Ligji dhe Drejtësia përbëjnë binomin që të vijnë ndër mend menjëherë. Le t’i shkohet deri në fund drejtësisë për Gërdecin, le të kemi një herë një proçes, ku askush nuk e blen me xhixha pafajësinë dhe askush s’ka imunitet për krimin.
Por çdo abuzim me gjëmat është i pafalshëm. Më kujtohet sesi, kur u përmbyt një pjesë e Tiranës nga leqeni artificial, opozita e atëhershme (pozita e sotme) iu vërsul zotit Rama për dorëheqje. Motivi: ishin shkaktuar dëme materiale dhe ishin mbytur ca bagëti, shkurt, na qenkësh dashur që kryetari i bashkisë së kryeqytetit ta kishte mbajtur nën jastëk atë rrotën e saraçineskës, ta kishte ekzaminuar vetë herë pas here dhe, po vetë, të përcaktonte gjendjen teknike të ingranazhit të tretë apo të trembëdhjetë. I pyetur atëherë nga një televizion privat për këtë dorëheqje, kam thënë: Kokërr më kokërr të paguhet dëmshpërblimi për njëqind delet, por ato nuk barazohen me Edi Ramën, i cili po e tërheq parmendën në Tiranë sa njëqind buaj.
Natyrisht, janë shumë larg dhe asnjë krahasim nuk bëhet midis dy situatave. Por mbetet e përbashkët një sëmundje kronike, që shfaqet me sindromin e neveritshëm të hienës. Çka do të thotë se politikanët tanë, si dhe berihaja e tyre, përpiqen të nxjerrin përfitime edhe nga e Keqja. Dorëheqja e ministrit të mbrojtjes ishte e pritshme dhe e pakundërshtueshme. Tani ka zëra që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e fajësuar drejpërdrejt. Ajo çfarë të trembë më shumë në këto zëra, është modeli që po kërkohet. Të shtyrë si pa e ndier nga mentaliteti i së kaluarës, kërkohet tipi i kryeministrit total, modeli që kemi lënë prapa. Pra, duke e vënë gishtin në mënyrën si po vihet, kërkohet pushtet i përqëndruar (sa shumë është diskutuar për decentralizimin!), pushtet i atillë që të gjitha fijet të lidhen në një kolltuk. Shkurt, duket sikur Sali Berishës i kërkohet që të ishte vetë i pranishëm sa herë të rrotullohej ajo rrota e gëzhojës, po vetë të verifikonte se në ç’gjendje ishte trupi i predhës pas çmontimit, kurse barutin që mbetej, duke qenë i veshur me aq pushtet, ta hante me dhëmbë.
Jetojmë në shtet ligjor, në një sistem demokratik kur pushtetet delegohen dhe, bashkë me pushtetet, delegohen edhe përgjegjësitë. E kjo nuk zbatohet vetëm ndërmjet institucioneve, por përfshin njëlloj sipërmarrjet private, të cilat janë përgjegjëse përpara ligjit për veprimtarinë e tyre. (U harrua se, pa topa e pa predha, brenda tre muajve na u vranë mbi dyzet punëtorë aksidentalisht?!) Prandaj çdo tendencë për ta kaluar problemin në rrugë dhe për ta përdorë rrugën si instrument në rrëzimin e qeverisë, më duket recidiviste dhe skajshmërisht e rrezikshme.
Më e rrezikshme se bombat e ushtrisë në magazina e tunele, sepse këto që kam parasysh, janë bomba që njeriu i ka brenda vetes. Jemi mësuar që, më së shumti, zjarrin ta njohim në gjendje termike dhe vetëm atij t’i trembemi. Por çfarë është ambicia e paarsyeshme, lakmia e shfrenuar për pushtet?! Zjarr në gjendje të lëngët janë. E kemi provuar sesi, pikërisht prej lakmisë për ta mbajtur pushtetin me dhembë dhe prej lakmisë për ta marrë me zor, ia nxorëm tymin Shqipërisë tejembanë.
Natyrisht, qoftë dhe për motiv hakmarrjeje, mund të ndodhë që dikush të bëhet avokati mbrojtës i njërës apo tjetrës palë. Por duhet ditur sa mban kandari. Në rolin e avokatit secili prej nesh mund të duket edhe i besueshëm nganjëherë, por bëhet i pabesueshëm kur vesh gjithashtu togën e prokurorit e jep edhe pretencën. Shoqëria jonë është e lodhur nga tranzicioni i gjatë, hipokrizia, horllëku dhe ekzibicionizmi i dyshimtë publik ia helmojnë edhe më keq burimet e jetës. Fërkimi i duarve prej kënaqësisë egosite, sheqerosjet e gjata në tiradat sofiste, të kujtonë disi atë bakllavanë që noton në tepsi duke u kalbur në shërbetin e vet. Nëse mbarë jeta mund të jetë komedi, këtë shenjë e ka nga Zoti dhe njerëzimi e pranon, se është Komedi Hyjnore. Por kur shfaqet si tragjedi, askujt s’i lejohet të pështyjë në plagën e përbashkët, duke u sjellë si klloun. Sytë prandaj i kemi në ballë, dhe i kemi çift. Veçse kujdes, kujdes çiftet! Ato që tash po fluturojnë, dhe që ju pandehni se do t’ju ngrenë në karrierë, se do t’ju çojnë lart e më lart, nuk janë balona të zakonshme me flatra, ato janë shpirtra. Mos i vrisni dy herë.
Dhe ju lutem, nuk është fjalë goje, sa herë vdes tjetri, të gjithë vdesim nga pak, sikurse sa herë i vëmë dikujt stërkëmbësin, të gjithë rrëzohemi nga pak.
Motivi: ishin shkaktuar dëme materiale dhe ishin mbytur ca bagëti, shkurt, na qenkësh dashur që kryetari i bashkisë së kryeqytetit ta kishte mbajtur nën jastëk atë rrotën e saraçineskës, ta kishte ekzaminuar vetë herë pas here dhe, po vetë, të përcaktonte gjendjen teknike të ingranazhit të tretë apo të trembëdhjetë. I pyetur atëherë nga një televizion privat për këtë dorëheqje, kam thënë: Kokërr më kokërr të paguhet dëmshpërblimi për njëqind delet, por ato nuk barazohen me Edi Ramën, i cili po e tërheq parmendën në Tiranë sa njëqind buaj.
Natyrisht, janë shumë larg dhe asnjë krahasim nuk bëhet midis dy situatave. Por mbetet e përbashkët një sëmundje kronike, që shfaqet me sindromin e neveritshëm të hienës. Çka do të thotë se politikanët tanë, si dhe berihaja e tyre, përpiqen të nxjerrin përfitime edhe nga e Keqja. Dorëheqja e ministrit të mbrojtjes ishte e pritshme dhe e pakundërshtueshme. Tani ka zëra që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e fajësuar drejpërdrejt. Ajo çfarë të trembë më shumë në këto zëra, është modeli që po kërkohet. Të shtyrë si pa e ndier nga mentaliteti i së kaluarës, kërkohet tipi i kryeministrit total, modeli që kemi lënë prapa. Pra, duke e vënë gishtin në mënyrën si po vihet, kërkohet pushtet i përqëndruar (sa shumë është diskutuar për decentralizimin!), pushtet i atillë që të gjitha fijet të lidhen në një kolltuk. Shkurt, duket sikur Sali Berishës i kërkohet që të ishte vetë i pranishëm sa herë të rrotullohej ajo rrota e gëzhojës, po vetë të verifikonte se në ç'gjendje ishte trupi i predhës pas çmontimit, kurse barutin që mbetej, duke qenë i veshur me aq pushtet, ta hante me dhëmbë.
Jetojmë në shtet ligjor, në një sistem demokratik kur pushtetet delegohen dhe, bashkë me pushtetet, delegohen edhe përgjegjësitë. E kjo nuk zbatohet vetëm ndërmjet institucioneve, por përfshin njëlloj sipërmarrjet private, të cilat janë përgjegjëse përpara ligjit për veprimtarinë e tyre. (U harrua se, pa topa e pa predha, brenda tre muajve na u vranë mbi dyzet punëtorë aksidentalisht?!) Prandaj çdo tendencë për ta kaluar problemin në rrugë dhe për ta përdorë rrugën si instrument në rrëzimin e qeverisë, më duket recidiviste dhe skajshmërisht e rrezikshme.
Më e rrezikshme se bombat e ushtrisë në magazina e tunele, sepse këto që kam parasysh, janë bomba që njeriu i ka brenda vetes. Jemi mësuar që, më së shumti, zjarrin ta njohim në gjendje termike dhe vetëm atij t'i trembemi. Por çfarë është ambicia e paarsyeshme, lakmia e shfrenuar për pushtet?! Zjarr në gjendje të lëngët janë. E kemi provuar sesi, pikërisht prej lakmisë për ta mbajtur pushtetin me dhembë dhe prej lakmisë për ta marrë me zor, ia nxorëm tymin Shqipërisë tejembanë.
Natyrisht, qoftë dhe për motiv hakmarrjeje, mund të ndodhë që dikush të bëhet avokati mbrojtës i njërës apo tjetrës palë. Por duhet ditur sa mban kandari. Në rolin e avokatit secili prej nesh mund të duket edhe i besueshëm nganjëherë, por bëhet i pabesueshëm kur vesh gjithashtu togën e prokurorit e jep edhe pretencën. Shoqëria jonë është e lodhur nga tranzicioni i gjatë, hipokrizia, horllëku dhe ekzibicionizmi i dyshimtë publik ia helmojnë edhe më keq burimet e jetës. Fërkimi i duarve prej kënaqësisë egosite, sheqerosjet e gjata në tiradat sofiste, të kujtonë disi atë bakllavanë që noton në tepsi duke u kalbur në shërbetin e vet. Nëse mbarë jeta mund të jetë komedi, këtë shenjë e ka nga Zoti dhe njerëzimi e pranon, se është Komedi Hyjnore. Por kur shfaqet si tragjedi, askujt s'i lejohet të pështyjë në plagën e përbashkët, duke u sjellë si klloun. Sytë prandaj i kemi në ballë, dhe i kemi çift. Veçse kujdes, kujdes çiftet! Ato që tash po fluturojnë, dhe që ju pandehni se do t'ju ngrenë në karrierë, se do t'ju çojnë lart e më lart, nuk janë balona të zakonshme me flatra, ato janë shpirtra. Mos i vrisni dy herë.
Dhe ju lutem, nuk është fjalë goje, sa herë vdes tjetri, të gjithë vdesim nga pak, sikurse sa herë i vëmë dikujt stërkëmbësin, të gjithë rrëzohemi nga pak.

19 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›