Gjahtari gabon shënjestrën, vret shokun në vend të ujkut
Tepelnë- Një 46- vjeçar nga qytetit i Tepelenës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është qëlluar nga shoku i tij gjahtar, shënjestra e të cilit, ka qqenë ujku.
Sipas informacioneve nga policia e qytetit, viktima Arben Balla ka dalë së bashku me 3 shokë të tij në malin e fshatit Martalloz të qytetit për gjah.
Njëri nga shokët, 62- vjeçari Hajri Muço, ka qëlluar padashje Ballën, pasi ka dashur të vrasë ujkun. Në këtë përfundim ka arriturpolicia pas ekspertizës në vendin e ngjarjes.
Menjëherë pas ngjarjes, gjahtarët kanë lajmëruar uniformat blu. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, rezultati ka qenë se humbja e jetës së Asben Ballës ka qenë aksidentale. Autori i ngjarjes është vënë nën prangat e policisë ndërsa janë lënë të lirë dy gjahtarët e tjerë.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: