Kriminelët e Ballkanit që në Hagë krekosen si klientë hotelesh
Që nga ditët pas Luftës së Dytë Botërore, kur njerëzve të akuzuar si kriminelë nazistë, fati i tyre i fëlliqur u vendosej në burgun e Nurembergut, reformatorët kanë riorganizuar në mënyrë dramatike standardet për mbajtje për të dyshuarit më të egër të akuzuar për krime lufte. Përtej ndërtesës me tulla në një burg holandez, krerët serbë të milicisë dhe një ish-president liberian i akuzuar për nxitjen e vrasjeve, përdhunimeve dhe nënshtrimeve, janë të izoluar në dy qendrat e paraburgimit në qeli private, të pajisura si konvikte kolegji me televizorë dhe kompjuterë personalë. Në mesin e pajisjeve të tjera janë edhe një palestër, një trajner, një dhomë për lutje dhe një kuzhinë e përbashkët, ku disa ish-armiq tash shkëmbejnë receta dhe hanë darkë në cevapi ose qofte të Ballkanit. Tre kryekomandantët, të cilët janë rastet e para me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, janë gjithashtu ata që marrin ndihmë ligjore falas me një kosto mujore prej rreth 35 mijë euro, apo 43 mijë dollarë amerikanë. Ata janë të klasifikuar si të varfër, pavarësisht aseteve të tyre të konfiskuara deri në 500 mijë euro investime, 150 mijë euro kursime, 300 mijë euro piktura dhe bizhuteri, tre automobila dhe katër prona. Por, përfitimet shtesë – shtesat e udhëtimeve prej dhjetëra mijëra euro për vizita familjare nga vendet e largëta afrikane – janë shndërruar në debat të ashpër në mesin e vendeve donatore të gjykatës, në lidhje me të drejtat, pasi Gjykata Ndërkombëtare ka arritur limitet e veta. çdo gjykatës kishte për qëllim, pjesërisht, të ofronte një model të paraburgimit human, të civilizuar, që është në kontrast të thellë me natyrën e krimeve të tmerrshme të të burgosurve të akuzuar. Por, kur është mjaft? Një grup shtetesh, si Franca, Italia dhe shtetet më të vogla janë duke argumentuar se vendet që financojnë këtë gjykatë nuk duhet të mbulojnë përfitimet e këtyre të burgosurve, të cilët as në burgjet e vendeve të tyre nuk do t’i kishin- dhe nuk duan ta bëjnë. "Ne nuk i trajtojmë ata si të barabartë me pjesën tjetër të të burgosurve në burgjet kombëtare," thotë José Francisco Aguilar Urbina, ambasador i Kosta Rikës në Holandë. "Një djalë që vjedh një pulë për të ushqyer familjen e tij nuk do të paguhet nga ana e shteteve për vizita familjare". Vizitat përbëjnë një pjesë të vogël të buxhetit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila i mbulon shpenzimet e udhëtimeve deri në 102 milionë euro në vit për gjykime, personelin dhe hetuesit së bashku me strehim dhe rastin e katër burrave. Por, mosmarrëveshjet kanë nisur të sjellin një nga shqetësimet e mëdha rreth proceseve të kushtueshme juridike që janë zvarritur, ku sipas bindjes së krijuar, më shumë vëmendje i kushtohet rehatisë së dhomave të paraburgimit, të cilat shpesh kritikohen se janë një imitim që mund të quhen Hilton të Hagës. "Pas kësaj çështjeje është një tërheqje lufte," thotë William Schabas, drejtor i Qendrës Irlandeze për të Drejtat e Njeriut në Galway, Irlandë - një në mes të gjyqtarëve të gjykatës, që i kanë mbështetur në përgjithësi të drejtat e gjera të të burgosurve, shumë prej vendeve të cilave faturat janë duke u kushtuar shtrenjtë. "Ato po mendojnë se çfarë është duke u bërë me paratë e tyre. Kjo është një gjykatë që ka ekzistuar për shtatë vjet dhe nuk ka përfunduar asnjë gjyq". Diplomatët nga më shumë se 100 vende janë mbledhur në Kampala, Ugandë, për të marrë mbështetjen e gjykatës, edhe pse mosmarrëveshjet rreth udhëtimeve të familjeve janë duke shtyrë një rezolute për këtë vjeshtë. Gjykata u krijua gati tetë vjet më parë si një gjykatë e përhershme për të ndjekur penalisht për gjenocid dhe krime lufte. Të 12 qelitë e saj në qendrën e paraburgimit janë shtëpi e pesë të burgosurve: katër nga Kongo dhe Charles G. Taylor, presidenti i rrëzuar i Liberisë, i cili ka dy qeli, një ku ai jeton dhe një tjetër ku mban dokumentet e tij. Ata e ndajnë një palestër me 36 të pandehur, duke përfshirë kreun e serbëve boshnjakë, Radovan Karaxhiç dhe të dy vende tjera, por ndahen vetëm kur kanë të bëjnë me krimet e luftës në Ballkan. Kjo gjykatë nuk siguron përfitime të udhëtimit, por shumë prej burgjeve nga të burgosurit vijnë, vendet e tyre paguajnë, edhe pse në shumë më modeste sesa me Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Duke mbrojtur politikën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Marc Dubuisson, drejtori i shërbimeve të gjykatës, thotë: "Unë nuk jam këtu për të gjykuar nëse një person është më i keq sesa një tjetër. Ne kemi një detyrim për t’i treguar botës se çfarë është menaxhimi i mirë. Pse do të doni që fëmijët të mos i shohin prindërit e tyre?" Falë vizitave bashkëshortore, disa të ndaluar janë bërë sërish baba, duke përfshirë edhe një gjeneral serb dhe Z. Taylor, 62 vjeç, i cili u bë me vajzë në muajin shkurt. E para për të cilën u caktuan fonde të udhëtimit për tërë familjen, në vitin 2006, ishin gruaja dhe pesë fëmijët e Thomas Lubanga Dyilo, 49 vjeç, një ish-udhëheqësi rebel nga Republika Demokratike e Kongos, ish Zaire, i cili është akuzuar për skllavërimin e fëmijëve ushtarë, të cilët u detyruan të përdhunonin, vrisnin dhe plaçkitnin. Gjykata pagoi më shumë se 16 mijë dollarë shpenzime për të mbuluar fluturimin nga Kinshasa, dy dhoma hoteli për 15 net, sigurim të përkohshëm mjekësor, pasaporta dhe pagesat e vizave dhe pagesë ditore për "kompensim të dinjitetit" prej 24dollarë për të rriturit dhe 12 dollarë për fëmijët. Zyrtarët e Gjykatës dhanë edhe rrobat e dimrit dhe një dado për fëmijët gjatë vizitave të çiftit. Dy vjet më vonë, armiku i vjetër i z. Lubanga, Mathieu Ngudjolo Chui, 39 vjeç, kërkoi para për vizita tri herë në vit për gruan e tij dhe gjashtë fëmijë. Z. Ngudjolo është akuzuar për një masakër në fshatin Bogoro në të cilën ushtarët e tij dogjën të gjallë rreth 200 vetë. Kur regjistri civil i gjykatës kërkoi të ulen shpenzimet për vizitën e radhës për të afërmit e z. Ngudjolo, ajo nuk pati sukses pasi apeli tha se " duhet respektuar të drejtën e fëmijëve të tij për të vizituar babanë e tyre." Buxheti për udhëtimin e familjes së tij për këtë vit është 26 mijë e 180 euro. Në ditën e pensionimit të tij në muajin mars, kryetari i gjykatës, Philippe Kirsch, një ish diplomat kanadez, pohoi të drejtën për pagesa të udhëtimit për z. Ngudjolo, duke thënë se administratorët i kishin shqyrtuar financat e tij dhe se “asetet e tij janë të mjaftueshme vetëm për të mundësuar që t’i përmbushë detyrimet në ngarkim të tij". Një nga donatorët e mëdhenj të gjykatës, Italia, ka kontestuar Z. Kirsch sa ai ishte në detyrë, duke thënë se nuk ka bazë ligjore. Ministri i Punëve të Jashtme i Francës ka mbështetur kolegun e tij italian duke thënë se "nuk ka asnjë arsye për të financuar vizitat familjare për të burgosurit me buxhetin e gjykatës dhe se kjo mund të shkojë shumë larg, sidomos kur koncepti i varfërisë për gjykatën është i paqartë". Stephen Rapp, ambasadori i SHBA-të-avokati kryesor për çështjet e krimeve të luftës, jep alternativa të tilla si telefonata, video-konferenca, të cilat tashmë po merren në konsideratë. Shtetet e Bashkuara janë donatori kryesor për Gjykatën Speciale për Sierra Leone, ku Z. Taylor është duke u gjykuar. "Këto janë çështje të ndjeshme," thotë z. Rapp. "Ne duhet të sigurohemi se ata trajtohen në mënyrë humane sipas standardeve ndërkombëtare, por nëse ne duhet të shkojmë në këtë nivel kur krejt familja të fluturojë për mijëra kilometra, atëherë është shumë më tepër e dyshimtë. Unë preferoj një tjetër qasje praktike". Mbështetësit e gjykatës thonë se vendimi është marrë jashtë kontekstit. "Mesazhi ynë është të mos bëjmë marrëveshje në lidhje me këtë," tha Cecilia Nilsson, e cila drejton seksionin ligjor për Koalicionin për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një rrjet i grupeve të 2 mijë e 500 organizatave. "Këto nuk janë shumë para. Kjo është pjesë e lumturisë së mbajtjes së të ndaluarve apo unë nuk e di fjalën – menaxhimi i të burgosurve. Gjykata është ende shumë e re dhe vendimi ishte vetëm nga një rast. Debati ka arritur në një tjetër shkallë- nëse duhet paguar për vizita jo vetëm për të akuzuarin, por edhe për të dënuarit për krime të luftës. Gjykata Speciale për Sierra Leone është duke marrë parasysh se për ata me dënim të gjatë, burgun ta vuajnë në Ruandë. "Po, ata kanë kryer krimet, por a është qëllimi për t’i riintegruar ata të kthehen në shoqëri apo qëllimi është për t’i shkëputur nga shoqëria?" pyet Binta Mansaray, nga administrata e gjendjes civile në gjykatë. Ndërkohë, me Gjykatën Penale Ndërkombëtare janë duke u përpjekur për të gjetur alternativa të mëdha dhe të vogla: eliminimin e subvencioneve për thirrjet telefonike familjeve, bagazheve, për shembull, ose duke vendosur që ata që i vizitojnë, të kthehen prapa me aeroplanët e boshatisur ushtarakë. Një raport i gjykatës pritet të japë një propozim për financimin e udhëtimeve të familjeve me anë të një fondi vullnetar, edhe pse mbështetësit dhe kritikët e sistemit aktual thonë se është e çuditshme se kush do të jenë vullnetarët që do të japin para. Si do të reagojnë të arrestuarit ndaj ndonjë shkurtimi ende është e paqartë, por disa prej tyre nuk janë plotësisht të kënaqur me trajtimin e tyre tani. Z. Taylor, është ankuar në lidhje me "ushqimet" dhe bojkotoi gjyqin e tij për një ditë pasi i duhej të ulej me duart në pranga në një makinë jashtë gjykatës për disa minuta, veprim të cilin ai e konsideroi si "harbut".
...