E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja, 1450 familje të ngujuara

1450 familje të ngujuara numërohen sot në Shqipëri si pasojë e hasmërive dhe problemeve pronësore, të cilat po kthehen në një fenomen shqetësues për vendin. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar paraqiti në ambjentet e Akademisë së Shkencave një raport mbi ekspeditën e misionarëve të pajtimit, detyra e së cilës është ajo e gjetjes së një zgjidhjeje mbi shuarjen e gjakrave apo hasmërive me qëllim zhdukjen e fenomenit të ngujimit. Kreu i këtij komiteti Gjin Marku tha se për periudhën 100 ditore të këtij viti, misionarët e pajtimit kanë mundur të ulin ndjeshëm fenomenin e gjakmarrjes. Ky fenomen është i përhapur në masë në zonat veriore, por lëvizjet demografike e kanë deportuar në masë atë edhe në kryeqytet. Në mbyllje të konferencës ku u paraqit raporti i misionarëve të Pajtimit, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar kërkoi mbështetje nga strukturat qeveritare dhe ato të drejtësisë me qëllim minimizimin e fenomenit të gjakmarrjes dhe atë të pronësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›