Kontradiktat e Ramës në 4 vjet
Një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama, në një bisedë me gazetarët la të kuptohet se ai do të rikandidojë për të qendruar në krye të Partisë. Por ky vendim i Ramës bie në kundërshtim me parimet e tij të shfaqura 4 vjet më parë, menjëherë kur socialistët shënuan humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme pas 8 vitesh në pushtet, e kur Rama e shihte veten më pranë kreut të partisë.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri i Popullit”, fill pas humbjes së 2005–ës, dhe të ribotuar sot në shtypin e shkuar, Rama flet prerazi për largimin e kryetarit të atëhershëm të Partisë, Fatos Nanos, duke argumentuar se përgjegjësia për humbjen është e vetëm e tij.
“Partia në demokraci është bashkimi vullnetar të barabartësh mes tyre në të drejta, ku i pari është thjesht primum inter pares, pra i parë mes të barabartëve. Kjo do të thotë se në aspektin moral e simbolik, fitorja është e të gjithëve, kurse humbja është vetëm e të parit mes të barabartëve, i cili merr mbi supe përgjegjësinë morale në emër të të gjithëve…”
Ky është qendrimi i Ramës 4 vjet më parë, në presion ndaj Fatos Nanos për të dhënë dorëheqjen. Dhe për ta ilustruar atë, ai sjell si shembull në këtë intervistë kancelarin gjerman, Helmut Kol, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve.
“Helmut Kol, një shembull i madh mes plot të tjerëve në rutinën e sjelljes demokratike në kësi rastesh, humbi zgjedhjet pasi realizoi bashkimin historik të dy Gjermanive. Megjithatë u largua nga kreu i partisë së tij jo kur dolën rezultatet e analizave, por atë natë që doli rezultati i votimeve.
Bashkëpunimi me LSI-në ishte një tjetër premtim që Rama bënte në këtë intervistë para zgjedhjës së tij në krye të PS, i përsëritur edhe pas zgjedhjes. Por ai kritikonte në atë kohë disa kolegë të tij në Partinë Socialiste që llogarisnin edhe votat e LSI–së si të tyret, në përpjekje për të argumentuar një barazim të së djathtës dhe së majtës shqiptare.
Por pas 4 vitesh Edi Rama bie në të njejtin gabim, teksa 6 ditë pas zgjedhjeve, tha në Selinë e Partisë Socialsite se Ilir Meta kishte tradhëtuar 83 mijë zemra të majta në vendimin e tij për t’u bashkuar me Berishën.
Këto janë disa prej kontradiktave më të forta të historisë 4–vjeçare të Edi Ramës në Partinë Socialiste. Mungesën e bashkëpunimit me LSI–në eksponentë të lartë në selinë rozë, ia faturojnë si dështimin kryesor të këtij katërvjeçari, të karrierës së tij dhe të së majtës. Ndërsa rikandidimin për të mbajtur postin, si dështimin e 4–vjeçarit të ardhshëm të të gjithë partisë.