E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takim me parlamentarët koreanë

Për herë të parë një delegacion parlamentar i Koresë së Jugut ka vizituar Shqipërinë. Ai është pritur në një takim të veçantë nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe inkurajimi i bashkëpunimit në planin politik atë ekonomik, kulturor ishin në fokus të këtij takimi.
Duke i konsideruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut të një niveli shumë të mirë, kryeparlamentarja vlerësoi faktin, se në planin diplomatik, Koreja e Jugut ishte ndër vendet e para që njohu Kosovën si shtet të pavarur. Kryeparlamentarja shprehu bindjen se në mandatin e dytë qeverisës të qeverisë Berisha reformat në ekonominë shqiptare do të kenë si qëllim kryesor thithjen e investimeve të huaja, mes të cilave dhe ato koreano jugore. Zonja Topalli ka vlerësuar vendimin e qeverisë koreano-jugore për heqjen e vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›