E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, rritet numri i të dyshuarve

293 persona në vend dyshohet të jenë prekur nga gripi A H1 N1, ndërsa 13 të tjerë konfirmohen se janë me grip të tipit A, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gripin pandemik. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik në buletinin epidemiologjik në lidhje me situatën referojnë se nga 13 rastet e prekura nga gripi A, 8 janë paraqitur me shenja të sëmundjes menjëherë pas kthimit nga jashtë vendit, si Mbretëri e Bashkuar dhe Rumania. 5 rastet e tjera nuk kanë udhëtuar. Përsa i përket moshës së të dyshuarve 9 prej tyre janë 15/ 44 vjeç , 3 të moshës 43 / 59 dhe një 61-vjecar. Shumica e rastesve të dyshuara janë identifikuar në kryeqyetet ndërsa 3 në spitalet e rretheve, përkatësisht një Vlorë, një në Lushnje dhe një në Sarandë. Të gjitha rastet paraqiten kuadër klinik të lehtë, vetëm dy prej tyre janë mbajtur në spital, ndërsa tamifluja është përdorur vetëm në një rast. Për të gjitha ratset e prekura nga gripi A, pritet konfirmimi nga laboratori i referencës në Rumani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›