E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiymeri: Rikandidimi i Ramës, humbje për PS-në

Rikandidimi i zotit Rama në krye të Partisë Socialiste shihet nga kundërshtarët e tij politikë brenda kupolës rozë, si një mundësi tjetër humbjeje jo vetëm për socialistët, por për të majtën në vend. Sekretarja për Shanset e Barabarta në Partinë Socialiste Edlira Haxhiymeri, duke iu referuar deklaratës së një dite më parë të zotit Rama se ai do të çojë përpara projektin e tij në PS, jep arsyet se përse zoti Rama nuk duhet të jetë me në krye të Partisë, të shtrira në rrafshin juridik, atë politik e moral.
“Mos rikandidimi i Ramës shtrihet në tre plane, në atë juridik të cilit mandatit i ndërpritet kur humbet në zgjedhje, në atë politik që dështoi projekti i tij dhe atë moral, që ka një traditë në PS ku humbësi dorëhiqet. Madje në një intervistë dhënë dikur nga vetë Rama pas humbjes në zgjedhjet e 2005 ai e ka pohuar një gjë të tillë ndaj kryetarit të asaj kohe në PS”
Respektimi i pikave statutore do të shqyrtohet në kongresin e jashtëzakonshëm të 29 gushtit, ku Rama pritet të rikandidojë, siç la të kuptojë edhe kryetari i Asamblesë, Ruçi. Por tashmë, mjaft anëtarë të kryesisë dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste rikandidimi i tij do të jetë një tjetër disfatë për Partinë Socialiste
“Rikandidimi i tij do të thonte një tjetër humbje për PS,.”
Zërat për largimin e Ramës nisën të artikulohen menjëherë pas humbjes së PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Ato u konkretizuan me një resolutë të propozuar nga anëtari i kryesisë, Ben Blushi, i cili në fjalimin e tij në asamble, tha se me mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve, Rama po e mban peng Partinë Socialiste për arsye personale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›