Policia bllokon depozitat që shërbejnë për ujitjen e hashashit
Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës përgjatë muajit korrik, ka bllokuar në aksin rrugor Gjirokastër- Dervicjan 8 kamjonçina, të cilat ishin të ngarkuara me cisterna metalike dhe plastike që shërbenin për transport uji dhe 16 kamjonçina të ngarkuara me pleh organik, të cilat po tentonin të hynin për në fshatin Lazarat. Nga informacionet e specialistëve të sektorit kundër bimëve narkotike, ky ujë dhe pleh shërben për kultivimin e bimëve narkotike. Nga këto kontrolle të policisë, kultivimi i bimëve narkotike ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar në një masë prej 80-85 %.