Gjakmarrja, 35 mijë qytetarë nuk votuan
Nga ngujimet, hasmëritë dhe gjendja e tyre konfliktuale janë privuar nga e drejta dhe dëshira për të votuar rreth 35 000 qytetarë. Ka qenë ky konstatimi i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në një raport të prezantuar dje gjatë mbledhjes së Asamblesë së Misionarëve dhe të Shoqatave të Pajtimit. Pas një
ekspedite 100-ditore të misionarëve të pajtimit 20 mars-30 qershor 2009, arrihet në përfundimin se asnjë parti nuk kishte hartuar në programet e saj eliminimin e hasmërive dhe të vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje apo mbështetjen ndaj procesit të pajtimit. Në këtë raport theksohet fakti se "ekspedita konstatoi se qeveria shqiptare dhe administrata lokale nuk kishin marrë asnjë masë për t‘u siguruar të drejtën e votës familjeve të ngujuara". Sipas Gjin Markut, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, nga e drejta e votës u privuan për shkak të hasmërive 1450 familje të ngujuara e të fshehura nga gjakësi. Po kështu, 12 500 familje që e kanë lejen e banimit në fshat dhe janë larguar për shkak të konfliktit për tokën në qytet, nuk shkuan për të votuar në qendrën ku janë regjistruar në fshat për të shmangur ballafaqimin dhe përplasjen me njerëzit e konfliktuar. Në 30 ditët e muajit qershor, puna u përqendrua edhe te sensibilizimi i qytetarëve për një pjesëmarrje sa më të kulturuar në fushatën elektorale e në votime. Por, sipas drejtuesve të shoqatave të pajtimit të gjaqeve, eksponentët e partive politike nxitën shpeshherë me fjalimet e kontaktet e tyre përplasje mes grupimeve dhe individëve të ndryshëm, duke stimuluar edhe vrasjet, numri i të cilave erdhi gjithnjë e në rritje, edhe pse Policia e Shtetit ishte në nivel të lartë përgjegjësie, si gjatë fushatës edhe në procesin e votimit dhe numërimit të votave.
Në raportet e misionarëve të ekspeditës është konstatuar se mbartja e mentalitetit kanunor është e njëjtë si në zonat rurale edhe në metropole, si në jug edhe në veri.
Ky raport, së bashku me të dhënat e sugjerimet e tjera, do t‘i dërgohet Parlamentit shqiptar, qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera të shtetit, së bashku me propozimet për një vendimmarrje ligjore mbi bashkëpunimin e shtetit me misionarët. Përveç çështjes së pamundësisë së familjeve të ngujuara për të votuar në këtë raport, përfshihet edhe mungesa e planeve dhe strategjive për luftën kundër gjakmarrjes në programet elektorale të të gjitha partive politike, si edhe rritja e presionit mbi qeverinë dhe institucionet e tjera të shtetit për aprovimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Gjakmarrjes e miratuar në Kongresin e Tretë të Misionarëve të Pajtimit.