E Diel, 1 Nëntor 2026

Favorizuan debitorët e bankave. MD kërkon procedim për 5 gjyqtarë

Tiranë- Ministria e Drejtësisë ka kërkuar procedim disiplinor për 5 gjyqtarë për shkelje të rënda proceduriale sepse dyshohet se kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija, duke favorizuar kështu debitorët e bankave të nivelit të dytë dhe dëmtuar rëndë sistemin bankar.

Bëhet fjalë për 5 gjyqtarë të gjykatave të shkallës së parë ku 1 prej tyre ushtron veprimtarinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 3 gjyqtarë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe 1 gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë.

Këto procedime bazohen në rezultatet e 2 inspektimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë. Inspektimet janë zhvilluar për verifikimin e çështjeve gjyqësore me të paditur apo person të tretë Bankat e Nivelit të Dytë, ku gjyqtarët e proceduar kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija, me pasojë dëmtimin e rëndë të sistemit bankar. Shkeljet e ligjit të kryera nga gjyqtarët kanë favorizuar debitorët e bankave të nivelit të dytë, – bën të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë deklaron vendosshmërinë në veprimtarinë inspektuese pranë gjykatave dhe agjensive ligjzbatuese me qëllim evidentimin e rasteve të shkeljes së ligjit, ndërkohë që ka falenderon dhe bën thirrje për ankesa për gjyqtarët të dërguara në drejtim të këtij institucioni.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›