E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakova “heq ministrin nga priza” në Tiranë



Trupa e Teatrit të Gjakovës ka mbërritur tashmë në Tiranë për të dhënë një shfaqje vetëm për një mbrëmje. Këtë të shtunë, në skenën e Teatrit Kombëtar në kryeqytet, do të shfaqet tragjikomedia e shkrimtarit anglez Erik Ilde, “Hiqe ministrin nga priza”. Regjisor i premierës është Ilir Bokshi, ndërsa aktorë Arta Muçaj, Myrvete Kurtishi, Ernest Malazogu, Gresa Pallaska, Hysen Binaku, Ylber Bardhi, Ramazan Bërkani dhe Ylber Mehmeti.

KINEMA

Spanja mbyll “Kaleidoskopin” në Gjirokastër

Këto ditë do të mbyllet cikli “Kaleidoskopi spanjoll” me shfaqjen e filmave spanjollë në kinemanë e Gjirokastrës, ku hyrja për publikun do të jetë falas. Filmat e subtitruar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, kanë bërë një xhiro të qyteteve kryesore shqiptare duke nisur që nga Durrësi, Shkodra, Korça dhe Elbasani. Kjo politikë e re kulturore, sipas ambasadorit Montobio, bëhet për arsye të përhapjes së njohjes të Spanjës në Shqipëri dhe daljes të kufizimit vetëm brenda publikut të kryeqytetit. Cikli “Spanja në kaleidoskop” është një propozim që përfshin këndvështrime dhe vizione të ndryshme të kinemasë aktuale spanjolle, një udhëtim në diversitetin gjeografik dhe kulturor që përcakton Spanjën.

KONKURSI

28 albanologë në garë për 3 çmime

Rreth 28 studiues që kanë botuar veprat e tyre gjatë pesë viteve të fundit do të marrin pjesë në konkursin më të ri të shpallur nga Qendra e Studimeve Albanologjike, i cili do të zhvillohet për tri ditë (18-20 dhjetor) në Hotel Tirana International. Botimet e autorëve do të jenë të fushave të ndryshme si letërsia, gjuhësia, historia, arkeologjia dhe etnografia. Sipas burimeve tona, pjesëmarrësit në këtë garë janë albanologë të huaj, shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në fund të aktivitetit do të ndahen tri çmime në kategoritë “Autori më i mirë shqiptar”, “Autori më i mirë i huaj” dhe “Vepra më mirë nga një grup autorësh”.

18 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›