E Diel, 1 Nëntor 2026

Madona dhe divorci rekord, që kushtoi 92 milionë USD



Nëntëdhjetë e dy milionë dollarë. Kjo është shuma që i ka ofruar së fundi Madona ish-bashkëshortit Gaj Riçi në bazë të marrëveshjes së arritur për divorcin. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e këngëtares, Liz Rosenberg. Por për Madonën jeta ka rezervuar surpriza të mëdha: gjatë një koncerti në Rio, këngëtarja është rrëzuar gjatë performancës së një kënge.
Edhe pse një një situatë jo të këndshme, të shkaktuar nga çizmet tepër të larta, nëse shikon filmimin, Madona, edhe pse rrëzohet, nuk e ndërpret këngën, por dhe zëri i saj është si gjithmonë. Në këtë mënyrë, natyrshëm lindin dyshimet: ose aftësitë e zonjës Çiçone arrijnë maksimumin e limitit njerëzor edhe kur këndon live, ose ajo këndon gjithmonë me “playback”. Probleme në skenë e megjithatë nuk janë të vetmet që e shqetësojnë vërtet Madonën. Pasuria e yllit të muzikës arrin në 447 milionë dollarë dhe ish-bashkëshortit ajo i detyrohet 92 milionë dollarë të përcaktuar si shifër nga Gjykata e Londrës më 21 nëntor. Në këtë shumë përfshihet edhe shtëpia e fshatit në Ashkomb të Anglisë, e cila u vlerësua me shifrën 30 milionë dollarë. Kjo është shifra më e lartë që një femër i ka paguar bashkëshortit për divorcin. Megjithatë, Madona mbetet sërish mbretëreshë.

Kidman: “Pas shfaqjes muzikore ‘Nine’ do të ndalem”

Diva është kthyer. Pas pushimit të lindjes së vajzës disa muaj më parë, Nikol Kidman është gati të marrë rolin e mbretëreshës së kinemasë. Për momentin aktorja është e impenjuar me vazhdimin e shfaqjes muzikore “Nine”, por në një të ardhme të afërt do t’i dedikohet vetëm vogëlushes. Ndërkohë e shohim heroinë në vendin e saj. “Për fat të mirë, Baz krijoi një personazh perfekt për mua”, - është shprehur Kidman për revistën “Vanity Fair”. “Që kur isha e vogël ëndrra ime ishte t’i tregoja botës Australinë”. Bashkëpunimi me Luhrman, regjisorin vizionar, është vërtet frytdhënës për të, duke iu referuar kryesisht rolit në “Moulin Rouge”. Ky optimizëm e ka bërë më energjike aktoren, e cila ndërsa ishte duke u marrë me xhirimet e fundit të filmit “Australia”, zbuloi se ishte shtatzënë. “I kërkova Bazit të ulej dhe i thashë se kisha një lajm për t’i dhënë. Është lajm i bukur. Më pas u impenjova për aventurën më të bukur dhe të rëndësishme të jetës sime”. Ndërkohë, regjisori i madh shprehet për Kidman: “Mund të gjendesh në një dhomë me të dhe të ndiesh se e gjithë bota është aty brenda, kjo për faktin se ajo është e jashtëzakonshme si në aparencë, ashtu edhe në karakter. Por nëse në këtë dhomë gjendet një person i cili vihet në siklet nga prania e saj, Kidman do të dijë ta zotërojë situatën dhe ta bëjë atë të ndihet mjaft mirë”.

18 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›