Gjaku për talasemikët "Dhuro për jetën!"
Në vijim të fushatës sensibilizuese "Dhuro për jetën" mbi dhurimin vullnetar të gjakut, dje në 20-vjetorin e Ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, fondacioni "Fëmijët shqiptarë", organizuan një sfilatë me fëmijë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi dhe edukimi i fëmijëve që në vegjëli, duke e shndërruar dhurimin vullnetar të gjakut në kulturë të përgjithshme për shoqërinë tonë.
Në këtë ceremoni, nuk munguan mesazhet e thjeshta që vetë fëmijët përpiqeshin të përcillnin te të pranishmit lidhur me sensibilizimin për të dhuruar gjak. Apeli i tyre është ftesa për të dhuruar gjak për bashkëmoshatarët e tyre, të sëmurët talasemikë. Pas përfundimit të veprimtarisë, për të gjithë fëmijët u dhurua libri "Trupi ynë" që në vetvete është një kujdes dhe merak për çdonjërin prej fëmijëve që vjen në jetë dhe ka të drejtën për ta jetuar.