Viktima e dytë nga gripi i derrit
Ministria e Shëndetësisë kosovare ka njoftuar se dje është shënuar rasti i dytë i vdekjes së një pacienti i prekur nga gripi i derrave AH1N1. Pacientja që humbi jetën dje ishte 31 vjeç. Pas trajtimit që ka marrë, 31-vjeçarja ka gjetur vdekjen gjatë ditës së djeshme në klinikën infektive të Qendrës Universitare të Kosovës. Gruaja ishte shtruar në spital prej datës 18 nëntor, ndërsa për 8 ditë ishte trajtuar në mënyrë ambulatore nga mjekët në Prizren. Mjekët bëjnë të ditur se e sëmura është shtuar në spital në gjendje tepër të rëndë ndërsa theksojnë se është trajtuar me Tamiflu, antibiotikë, kortizonikë e oksigjenoterapi.