E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjana: PD ka grupime, jo klane

Fatjona Mejdini
Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Jemin Gjana, njekohesisht nje nga figurat me jetegjata ne Partine Demokratike, hedh poshte idene e klaneve brenda kesaj partie. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", ai theksoi se askush brenda PD-se nuk ka nje qendrim te ndryshem me ate te vijes qendrore te partise dhe lidershipit te saj. Ne lidhje me koalicionin e djathte qeverises, ministri Gjana shprehet se ai nuk eshte i shkelqyer, por kompozimi i tij ka ardhur si rezultat i numrit te paket te deputeteve qe mori vete PD ne zgjedhjet e 2005-es. Sipas tij, PD dhe lideri i saj, Berisha, jane te detyruar te ndajne pushtetin me aleatet dhe nese kjo situate nuk mund t'i pelqeje nje pjese te opinionit. Ne lidhje me ndryshimet e ministrave ne kabinetin "Berisha", Gjana thekson se kjo duhet te ndodhe ne kohen dhe momentin e duhur, pa lene hapesire per diskutime dhe hamendesime te teperta. Sipas Gjanes, eshte shume e rendesishme qe administrata te punoje e qete pa hijen dhe panikun e ndryshimeve te vazhdueshme.

Kryeministri Berisha, njekohesisht lider i PD-se, pak dite me pare mblodhi Kryesine e PD-se per te komunikuar rifreskimin qe i duhet bere partise. Mendimi juaj per cfare ka nevoje partia ne keto momente?
Nese une do ta komentoja termin rifreskim ne konceptin tim, nuk do te thote qe do te ike nje pale dhe do te vij nje tjeter, sepse kjo nuk do te kishte sens. Nje force politike serioze qe synon gjithmone mazhorancen, nuk ka arsye te largoje pjese dhe te marre pjese te reja, sepse bilanci ne kete rast do te ishte i njejte. Aftesia dhe zgjedhjet pozitive jane ato qe ofrojne sa me shume diversitete, ose grupe qe paraqesin ide dhe alternativa te ndryshme, por kjo brenda kontekstit te nje programi.
Ka nje te vertete qe nuk po ndodh per here te pare gjate pushtetit te PD-se, sepse ka ndodhur edhe gjate pushtetit te socialisteve, kjo lidhet me lenien ne hije te partise, duke u perqendruar tek ekzekutivi. Ne kete kuptim, duke qene se aktiviteti i tyre i pare eshte ekzekutivi, natyrisht qe disa prej funksioneve politike te menaxhimit te partise zbehen. Partia Demokratike nuk eshte se e ka konceptuar veten si parti elektorale, qe e nderpret organizimin e saj me marrjen e pushtetit, por ka ndodhur renia e intensitetit te punes me partine. Keshtu qe, rifreskim do te thote nje vemendje me e madhe per aktivitetin e strukturave te partise. Nga ana tjeter, kjo eshte nje thirrje edhe per ata perfaqesues qe kane edhe detyra ekzekutive dhe funksione partiake, ne menyre qe te kene me shume kontakte me strukturat e PD-se ne qender dhe ne baze. Ne kete menyre qe keta perfaqesues te larte te PD-se te arrijne te marrin opinionet e ketyre strukturave, ne lidhje me punet ne qeveri dhe ne parti. Vertet ne kemi opinionin e partise, mbi te cilin kemi hartuar nje program dhe po e zbatojme ate, po krejt normale eshte te marresh edhe opinione, kontestime dhe qendrime per te. Nga ana tjeter, duhet te evidentojme nese ka edhe pakenaqesi qytetare, pakenaqesi keto qe ndonjehere zbresin jo thjesht ne pikepamje te programit, por deri ne edhe ne interesa personale. Kjo sepse secili lufton per nje vend pune ne administraten publike, por kjo eshte gjithmone e diskutueshme, sepse ne kete vend ne administrate ka 105 mije veta. Pra, gjithmone ka probleme, ka vend per te diskutuar, por ka dhe kufizime.
Javet e fundit eshte folur shume dhe per grupime dhe klane brenda Partise Demokratike. Mendoni se ka nje te vertete ne keto deklarata?
Une mund te them me bindjen e plote se ne Partine Demokratike nuk ekzistojne klane a grupime dhe keto jane vetem deklarata te stisura mediatike. E them kete, sepse nuk mendoj se mbledhjet dhe bisedat mes deputeteve dhe perfaqesuesve te PD-se jane klane qe kerkojne pushtetin e partise. Natyrisht, qe PD, si nje parti e madhe, ka ne perberje shume grupime qe kane si karakteristike te perbashket, kohen e ardhjes ne parti, shkollimin e njejte, miqesite etj. Por, ne asnje rast, nuk mendoj se keta njerez po formojne klane. Aktualisht ne PD nuk ka asnje grupim qe te kete nje qendrim kunder vijes qendrore te vete programit dhe lidershipit te partise, ashtu sic ka pasur ne kete parti ne fillimet e saj dhe ne vitin 1997.
Brenda mazhorances ka pasur zera se Kryeministri Berisha duhet te rishikoje ne ndarjen e posteve ne qender dhe ne baze raportet e shperndarjes se pushtetit mes perfaqesuesve te PD-se dhe aleateve. Mendoni se keto zera kane te drejte?
Une mendoj se Partia Demokratike i ka te gjitha potencialet te formonte nje qeveri e vetme. Por ketu nuk duhet te harrojme aleatet, qe jane pjese e rendesishme e qeverise. Ne kushte me fatlume, PD-ja mund te bente nje zgjidhje tjeter, nese votat e saj te korrikut te vitit 2005 do te ishin te tjera. Ne fund te fundit, cdo gje pastaj transformohet ne numra. Ne kete pikepamje, une nuk e quaj te pa vend edhe kompozimin aktual. Pasi, ne qofte se PD-ja do t'i kishte vetem me shume se 70 deputete, pak ose aspak nevoje do te kishte per nje koalicion me kater apo pese parti te tjera. Duke mos e pasur kete numer si kudo ne bote, PD-ja si partia me e madhe eshte e detyruar te formoje koalicione te gjera qeverisese dhe keto nuk jane probleme qe ngjasin vetem ne Shqiperi. Une nuk mendoj se eshte bere me e duhura ne menyren e kompozimit, por edhe te rrish duke anatemuar perdite e quaj te pavend.
A jeni i mendimit se ne kabinetin "Berisha" ka nevoje per ndryshime, pas zerave gjithmone e ne rritje te deputeteve te PD-se dhe aleateve ne qeverisje?
Duke qene vete minister, nuk e kam te thjeshte te bej komente per menyre e ndertimit te qeverise, sepse pastaj gjithmone ka vend per te aluduar. Por, per te qene te hapur, une besoj se Kryeministri Berisha dhe drejtuesit e larte te partise, me te cilet eshte konsultuar dhe konsultohet per ndertimin e kabinetit te pare, konsultohen ne menyre permanente sa here lind nevoja per te bere ndryshime ne kabinet. Kur kompozon, natyrisht qe kompozon edhe anen politike, edhe anen profesionale dhe shperndarjen gjeografike, edhe shume shperndarje te tjera, qe Shqiperia i ka te domosdoshme, ashtu sic i kane te nevojshme edhe vende te tjera. Une besoj se ne te gjitha kabinetet e formatuara ka pasur perpjekje per t'i ruajtur keto lloj kompozimesh. Por, nga ana tjeter, menyra kompozimesh mund te kete me shumice, sepse mazhoranca ka potenciale te shumta dhe se ashtu sic eshte qeveria me 14 ministra, ne hije mund te kompozohen edhe 30 qeveri te tjera te ngjashme me te. Nese kabineti qeverises do te ndryshoje, apo jo, nuk eshte aspak etike te dal nga goja e nje ministri, per shkak se kjo eshte nje atribut i qarte i Kryeministrit. Por personalisht ne nje vleresim me te gjere, nuk eshte se destabiliteti, levizjet e shpeshta dhe mungesat e numrave jane zgjedhjet me te mira. Madje, ndodh e kunderta, duhet te mendojme se sa here ne media, ne publik, ne diskutime dhe analiza te ndryshme shtohen idete e ndryshimeve ne kabinetet e ekzekutivit, une mund te garantoj se interesimi nuk shkon drejtperdrejt te ministrat. Me shume ky interesim shkon te nje administrate e tere, e cila ne nje menyre ose ne nje tjeter ndihet nen presionin e ketyre ndryshimeve te njepasnjeshme. Ne pikepamjen time, kjo nuk i ben mire vendit dhe administrates vete. Do te ishte shume me korrekte se perpara se te benim modelime panderprere, kur eshte koha e duhur dhe momenti i duhur, ndryshimet te beheshin pa bere komente per muaj e muaj te tere. Kjo sepse duhet ta leme administraten te punoje e qete, pa e mbajtur ne tensionin e ndryshimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›