E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Ndryshimet ne qeveri, jo legjende

Kryetari i Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, deklaroi diten e djeshme se ndryshimet ne qeveri nuk mund te jene nje legjende, e cila perseritet dite pas dite. Sipas tij, keto ndryshime nuk jane nje tabu, por jane nje kompetence ekskluzive e Kryeministrit Berisha. "Ceshtja e ndryshimeve ne qeveri, sigurisht nuk eshte nje tabu, por edhe nuk mund te jete nje legjende, qe vazhdon dite pas dite. Natyrisht, une nuk mund te shprehem per kabinetin dhe te gjithe biem dakord qe eshte ne kompetencen e Kryeministrit te beje ndryshimet ne qeveri", deklaroi Patozi, duke theksuar se me kete ceshtje eshte abuzuar duke kerkuar ndryshime dhe dy dite pasi eshte rikompozuar kabineti. Kreu i Grupit parlamentar te PD-se, deklaron se kjo mendesi ka mbetur nga koha e qeverisjes se socialisteve, ne te cilen ndryshimet e ministrave ishin nje rutine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›