E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, hidhet nga kati i 7-të 34-vjeçari, pasi rrahu bashkëshorten

Një 34-vjeçar nga qyteti i Orikumit është vetëflijuar pasditen e djeshme, duke u hedhur nga kati i 7-të i banesës së tij në Orikum, në qendër të qytetit. Edison Haxhiraj ka nisur një debat familjar me bashkëshorten e tij 24-vjeçare, Eglantinën, debat i cili më pas ka denigruar në konfrontime fizike ndaj njëri-tjetrit. Haxhiraj ka filluar të godasë dhunshëm bashkëshorten e tij, derisa e ka lënë atë pa ndjenja. Në momentin që 34-vjeçari ka tentuar që ta përmendë të shoqen, ajo nuk ka reaguar. Duke e menduar të vdekur, ai nuk ka thirrur për ndihmë, por menjëherë ka dalë në ballkonin e pallatit, duke u hedhur. Ata jetonin në katin e 7-të dhe rënia nga ajo lartësi i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 34-vjeçarit. Pasi kanë dëgjuar të bërtiturat dhe sherrin, kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, e cila kur ka mbërritur në vendngjarje, ka gjetur 34-vjeçarin pa jetë poshtë dritares së banesës. Hedhja nga kati i shtatë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes me tokën.

Ndërsa 24-vjeçarja është gjendur në banesë në gjendje të rëndë, si pasojë e goditjeve të dhunshme. Ajo është çuar në spitalin e Vlorës, ku mbahet nën kontroll nga mjekët, të cilët shprehen se jeta e saj është jashtë rrezikut, pavarësisht gjendjes së rëndë, në të cilën ende ndodhet. Ndërsa trupi i pajetë i 34-vjeçarit është çuar në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet për procedurë autopsisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›