E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet mberrijne sot ndihmat e para nga Italia

Italia i pergjigjet thirrjes se Shqiperise per ndihma per te perballuar situaten e permbytjeve ne qytetin e Shkodres. Ambasada italiane ne Tirane permes nje njoftimi elektronik thekson se departamenti i Mbrojtjes Civile ne bashkerendim me Ministrine e Puneve te Jashtme dhe me Kryqin e Kuq Italian ka urdheruar dergimin e menjehershem te ndihmave te emergjences. Sot ne oren 0800 ne Portin e Durresit do te mberrije nje karvan me 5 maune te cilat permbajne 25 tone mallra ushqimore 5 tone veshje dhe pajisje kunder shiut 4 tone produkte per higjienen vetjake. Ambasada italiane informon se ne bashkepunim me autoritetet kompetente shqiptare ndihmat do te transportohen menjehere ne qarkun e Shkodres per tiu shperndare menjehere banoreve tedemtuar nga uji. Por mesohet se behet fjale vetem per karvanin e pare me ndihma. Ne ditet e ardhshme do te vijne ngarkesa te tjera me ndihma per mijera banoret e permbytur te Shkodres. Gjate zbarkimit te ndihmave italiane do te ndodhet ne Portin e Durresit edhe ambasadori italian Saba DElia. Kerkeses per ndihme iu pergjigj menjehere edhe shteti turk. Pas nje telefonate te Kryetarit te Shtetit Bamir Topi me Presidentin turk Abdulla Gyl dje ndihmat e para nga Turqia kane mberritur sot ne oret e para te mengjesit.

Behej fjale per dy helikoptere kerkim shpetimi medikamente dhe nje staf mjekesor per tiu gjendur prane ne rast nevoje kolegeve shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›