E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmat Topi falenderon Presidentin turk

Nje dite pasi Turqia iu pergjigj kerkeses per te ndihmuar Shqiperine ne perballimin e situates se renduar te emergjences civile per shkak te permbytjeve ne qarkun e Shkodres Presidenti i Republikes Bamir Topi i ka derguar nje mesazh falenderimi homologut te tij turk Abdullah Gyl. Ky mesazh vjen ne shenje mirenjohjeje per solidaritetin dhe ndihmen e menjehershme te dhene per perballimin e kesaj situate ku mijera banore te qarkut te Shkodres kane mbetur ne qiell te hapur pasi shtepite u jane permbytur dhe mijera ha toke jane te tera nen uje. I dashur President Gyl me lejoni qe ne emer te popullit shqiptar dhe timin personal tju shpreh mirenjohjen e thelle dhe falenderimet me te perzemerta per ndjeshmerine e larte dhe solidaritetin njerezor per tiu ardhur ne ndihme me helikoptere transporti dhe personel ushtarako-mjekesor familjeve te prekura nga permbytjet e diteve te fundit ne Shqiperi - shkruan Topi. Presidenti vijon me tej mesazhin e tij me vleresimin e larte per Presidentin e Turqise nje vend mik i Shqiperise dhe aleat ne NATO. Ne e vleresojme pa mase dhe cmojme lart mbeshtetjen tuaj personale dhe ndihmesen e Turqise si vend mik dhe aleat ne NATO gjate ketyre momenteve te veshtira per Shqiperine si tregues te qarte te marredhenieve historikisht te konsoliduara dhe vellazerore mes dy vendeve dhe popujve tane - nenvizohet ne mesazhin e kreut te shtetit. Ne fund te mesazhit Presidenti e siguron homologun turk se mirenjohja e popullit shqiptar dhe miqesia e forte qe ekziston historikisht ndermjet dy popujve do te forcohet edhe me tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›