E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës jep 18 vite burg për tutorët



Tiranë - Gjykata e Tiranës dënon me 18 vjet heqje lirie tutorët. Asllan Hasa 49 vjeç dhe Emiljan Gilani 20 vjeç janë dënuar dje nga togat e zeza të kryesuara nga gjyqtari Ilir Çeliku me nga 9 vjet heqje lirie secili. Togat e zeza kanë shpallur fajtor dhe kanë kërkuar dënimin e dy të pandehurve për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë dy të pandehurit për disa muaj me radhë kanë shfrytëzuar një 19 vjeçare A.K si prostitutë. Nga ana tjetër mësohet se vetë këta të fundit kanë abuzuar me të seksualisht me dhunë. Sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë ka rezultuar se dy të pandehurit kanë rënë në pranga në 30 qershor të vitit të kaluar nga ana e policisë pas denoncimit të bërë nga familjarët e vajzës të cilët kishin disa kohë që kishin denoncuar zhdukjen e saj.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›