E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në një apartament, shkak shkëndija elektrike



TIRANË - Një apartament i pabanuar, në rrugën “Qemal Stafa” (Xhamllëku) në Tiranë u përfshi të mërkurën nga një zjarr i papritur, i cili u vu shumë shpejt nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, që mbërritën në vendngjarje. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur për gazetën se apartamenti i pabanuar është pronë e shtetasve Enver dhe Pranvera Tomini. Sipas të njëjtit burim falë ndërhyrjes së menjëhershme zjarri ka shkaktuar dëme të pakta materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që ekspertët po hetojnë për zbardhjen tërësisht të ngjarjes.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›