E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjasula: Ëndrra, është Bajerni

• Tiranasi i natyralizuar si gjerman, Jurgen Gjasula, luan qysh prej verës së vitit 2005 te zviceranët e St.Gallen.

 Por mesfushori i talentuar, i cili ka refuzuar përfundimisht Kombëtaren kuqezi (Bariç shpresonte ta bindte), ka dy ëndrra në sirtar: të luajë për përfaqësuesen gjermane dhe Bajernin e Munihut. “Futbolli në Gjermani ka një shije dhe vlerë tjetër, ai ndihet në çdo në moment. Media është shumë prezente dhe të jep një përmasë tjetër. Në një të ardhme unë dua të rikthehem në Bundesligë. St. Gallen duhet të jetë për mua si një trampolinë. Ekipi im i ëndrrave është Bajerni i Mynihut”, tha Gjasula.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›