E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana sërish në krah të Zidanit

• Lorik Cana do të jetë sërish në krah të Zinedin Zidane në një ndeshje bamirësie që do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës. Këtë takim do ta organizojë ish-futbollisti i Truasë dhe i Marsejës, Fabio Celestini.

Ai është përfaqësuesi i “Fondit 4-4-2”, i cili ndihmon fëmijët në vendet e varfra dhe përveç financimeve në para, ky projekt bamirësie i pajis fëmijët edhe me bluza e veshje sportive. Të ftuar në ndeshjen e bamirësisë që do të luhet më 21 prill, do të jenë Raul, Zidane, Erik Kantona, Lizarazu, Papin, Ravaneli, Françeskoli dhe Amorozo. Kjo është ndeshja e dytë me qëllime bamirësie ku merr pjesë ylli i Kombëtares, Lorik Cana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›