Reformat në shkencë, renditen 70 të papunë
• Reforma e shumëpërfolur e instituteve shkencore ka prekur rreth 70 punonjës, mes tyre historianë, filologë, specialistë, arkivistë si dhe ndihmës shkencorë.
ANILA MEMA
Një numër jo i vogël njerëzish renditen aktualisht në radhët e të papunëve që nga data 10 mars. Dhe të gjithë kanë të drejtë të ngrenë zërin për të dëshmuar atë që janë, atë që kanë bërë dhe atë që kanë lënë në çdo vend pune. Një grup përfaqësuesish të kësaj liste të gjatë të larguarish, përbërë nga historiania, specialistja dhe arkivistja Flutura Jakupi, specialistet filologe, Lindita Xoxe, Lindita Kashari, Flora Begeja, Luljeta Rudi, Vjollca Dhimoleja, Merita Cuka, apo edhe ndihmëse shkencoret Teuta Agolli e Donika Prifti, kanë bërë me dije se ndonëse largimi nga puna u është komunikuar verbalisht nga drejtori i Institutit Albanologjik, Ardian Marashi dhe nëndrejtori Beqir Meta, ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare me shkrim, ku të dinë të firmosin. “Kanë kaluar mëse dy javë dhe të 70 punonjësit e gjashtë institucioneve shkencore, Instituti i Arkeologjisë, Historisë, Gjuhësisë, Kulturës Popullore, Artit dhe Enciklopedisë nuk kanë marrë ndonjë shkresë zyrtare që komunikon largimin e tyre”, shprehet ky grup punonjësish. Sipas tyre, gjithashtu u është kërkuar të bëjnë dorëzimet e gjithë materialeve, dokumenteve, ato çka i përkasin bibliotekës, arshivës apo zyrave përkatëse... Por sipas punonjësve të prekur nga reforma, askush nuk ka mundur të bëjë dorëzimet, pasi zyrat janë boshatisur pa praninë e tyre! “Pasi na është komunikuar largimi me gojë dhe në korridor të institutit është varur një letër me emrat e atyre që do të qëndrojnë në punë, janë mbyllur me dry të jashtëm dyert e zyrave tona, si arkivës, bibliotekës etj. Më pas ato janë hapur dhe janë boshatisur nga vetë ata, neve nuk kemi pasur mundësi të bëjmë dorëzime, por edhe të marrim materialet tona. Është bërë një ndërhyrje barbare”, shprehen përfaqësuesit. Sipas Kodit të Punës, lajmërimi për largimin nga puna bëhet tre muaj para. Dhe për këtë punonjësit që i përkasin listës së reformatimit kanë dyshime. “Ne jemi paguar deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2007 dhe për tre muajt e parë të këtij viti nuk jemi paguar. Ajo që na shqetëson më tepër është se cila datë do të na llogaritet për njoftimin e largimit nga puna”, shprehen të shqetësuar ky grup përfaqësuesish. Por i pyetur për këtë çështje, nëndrejtori i Institutit të Albanologjisë dhe drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, tregon se ka pasur një vonesë nga ana e Ministrisë së Arsimit, e cila nuk ka nxjerrë listat nominale për emërimet e ç’emërimet dhe për këto arsye është shtyrë deri më 10 mars. Por pagesat do të bëhen për muajt janar, shkurt e mars, dhe me sa di unë dje kanë filluar të bëhen pagesat për dy muajt e parë, ndërsa marsi mendohet deri nga prilli të paguhet”, shprehet Meta. Reformatimi i qendrës së studimeve albanologjike, të cilës duhet t’i mbeten 112 punonjës, është miratuar që në 31 dhjetor të vitit të kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave. “Kështu janë njoftuar zyrtarisht qoftë me gojë, qoftë nëpërmjet sekretarisë të gjithë ata që i ka prekur kjo reformë. Madje, në çdo institut është varur lista e personave që do të vazhdojnë punën”, shprehet Meta. Ndërkohë këta punonjës vazhdojnë të shkojnë sërish nëpër institucionet ku kanë punuar, pasi për ta largimi nis nga momenti kur marrin dokumentet zyrtaret.
Para moshës së pensionit
Mësohet se nga të larguarit janë dhe disa profesorë, historianë, të cilët nuk kanë plotësuar ende moshën e pensionit. “Xhemal Gjeçovi apo Demir Dyrmishi, donin dhe pak muaj të dilnin në pension dhe reforma i ka prekur tashmë”, shprehen ata. Por nga ana tjetër, Beqir Meta bën me dije se të gjithë historianët apo profesorët që janë larguar e kanë kaluar moshën e pensionit. Mosha e daljes në pension varet nga grada dhe fillon nga 63.5 vjeç. Ata që janë larguar e kanë kaluar këtë moshë, ka dhe nga ata që kanë nga dy-tre vjet më tepër”, thotë ai. Por në radhët e të larguarve shënohen edhe profesor Jorgo Bulo, Kristaq Prifti, Kasem Biçoku, Emil Lafe e shumë të tjerë.