Tare drejt rinovimit me Lacion
• Igli Tare është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin e Lacios.
Sulmuesit shqiptar që luan prej tre sezonesh te skuadra bardhekaltër i skadon kontrata aktuale në qershor të këtij viti, por drejtuesit e klubit roman kanë vendosur t’i bëjnë sërish një ofertë biondit për ta mbajtur atë edhe dy vjet të tjera në ekip. Presidenti i Lacios Klaudio Lotito ka ndërruar mendje për sa i përket sulmuesit italian Rolando Bianki, të cilin e mori në formë huazimi nga Mançester Siti në janar. Bardhekaltërit rrezikojnë të mos futen në Kupat e Evropës për sezonin e ardhshëm dhe do të ishte e kotë që të mbahej një lojtar me pagë të lartë si Bianki.