E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ndjesh të nesërmen në mozaikët e gurtë

• “Të ndjesh të nesërmen” është ekspozita më e re e artistes finlandeze Ritva Luukkanen, e çelur mbrëmjen e djeshme në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Artistja e njohur për realizimin e mozaikëve në gur vjen në Shqipëri pas prezantimit të ekspozitës së saj në Ballkan. Ndërsa në vendin tonë realizohet me mbështetjen e Guvernatorit Rajonal të Finlandës Jugore, Anneli Taina dhe në bashkëpunim me specialisten e Tanja Tamminen. Gjatë përurimit të djeshëm i pranishëm ka qenë dhe ambasadori finlandez për Greqinë dhe Shqipërinë, Erkki Huittinen. Etapa e parë e këtij turi të Luukkanen ishte Kosova, me një ekspozitë në Galerinë e Arteve të Prishtinës, 2 deri në 9 shkurt. Pas Kosovës në 26 mars do të jetë e pranishme deri në 6 prill edhe për publikun tonë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita “Duke ndjerë të nesërmen” përmban 38 punime të autores. Artistja e mozaikut me gurë Ritva Luukkanen lindi më 1939 në Helsinki, Finlandë. Aftësia e saj për të ndjerë nuancat e panumërta të peizazhit finlandez ka qenë një nga faktorët esencialë të artit të saj. Ritva Luukkanen ka krijuar vepra origjinale të mozaikut që nga vitet 1970.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›