Ndërron jetë ministri i Rendit i dhjetorit të vitit 1990
• Pas një sëmundje të gjatë u nda dje nga jeta në moshën 75-vjeçare Hekuran Isai, ish-ministri i fundit i Ministrisë së Brendshme të regjimit komunist.
Hekuran Isai është një nga emrat e shumënjohur si drejtues i nomenklaturës së lartë të Partisë dhe të shtetit komunist. Ndërkohë që ishte anëtar i Byrosë Politike, në vitin 1982, pikërisht kur Feçor Shehu u ekzekutua si armiku i radhës i partisë–shtet, ai mori dhe postin e ministrit të Brendshëm, duke u bërë kështu një nga njerëzit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Enver Hoxhës. Hekuran Isai, ka lindur në Peqin, më 7 Maj të vitit 1933. Arsimin fillor (8-vjeçar) e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmin në Cërrik. Në vitet 1952-1954, u specializua në Bashkimin Sovjetik, në Grozni si specialist i lartë nafte e më pas kthehet në rafinerinë e Cërrikut. Viti 1955 e vesh atë me uniformën ushtarake për të kryer shërbimin e detyrueshëm. Dhjetë vjet më vonë, pra, në vitin 1966, ai shkoi në Shkollën e Partisë, ku studioi në fushën e ekonomisë. Pas kësaj, në vitin 1967, emërohet sekretar në Komitetin e Partisë të Elbasanit. Në vitin 1970, emërohet sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Librazhdit, ndërsa në vitin 1973, sekretar i Parë i Dibrës. Ka qenë shkurti i vitit 1975, kur Hekuran Isai u zgjodh anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njëkohësisht sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, ndërsa në vitin 1982 ai emërohet ministër i Punëve të Brendshme, detyrë që e vazhdon me një ndërprerje katërvjeçare deri në qeverinë e fundit komuniste, 1991. Gjatë viteve ‘90-‘91, kur në vend kishin nisur lëvizjet klandestine drejt ambasadave, por dhe kufirit jugor me Greqinë, në arkivat e shtetit shqiptar do të gjesh urdhrin e leshuar nga Hekuran Isai, ministri i Brendshëm që të mos qëllohej në kufi ndaj të rinjve që përpiqeshin ta kalonin atë. Por Isai mori dhe shumë kritika nga Byroja Politike më 20 shkurt të vitit 1991, për mos përdorim armësh në protestën popullore të qytetarëve të Tiranës për të rrëzuar statujën e Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej. Edhe pse mori urdhër nga Ramiz Alia që të qëllohej mbi turmën, Isai nuk e zbatoi atë urdhër, duke u shënuar në histori si protesta e atyre përmasave pa viktima. Varrimi i tij do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Sharrës. a.l.
Rrëfimet
Hekuran Isai pas viteve ‘90 ka pranuar të rrëfejë për gazetën “Panorama” mjaft nga misteret e Sigurimit komunist. Me mjaft interes kanë qenë sidomos kujtimet e tij lidhur me hetimin dhe dënimin e grupeve armiqësore pas vetëvrasjes së ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Hekuran Isai ka zbardhur për gazetën disa nga veçoritë dhe specifikat e represionit të Sigurimit ndaj intelektualëve. Një rrëfim mbresëlënës ka qenë dhe tregimi i tij për Dhora Lekën.