E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon PS: “Nuk trembemi nga fjalori i dhunshëm”

Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste ka reaguar dje pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha për ultimatumin opozitar. Berisha pohoi se do të shkulë me darën e ligjit të gjithë dhëmbët e dhëmballë e aleancës puniste-mafioze. “I bëjmë thirrje Sali Berishës të qetësohet dhe ta harrojë se me fjalorin e dhunshëm të sekretarit të dikurshëm të Partisë së Punës mund të trembë ndonjë opozitar të këtij vendi, siç terrorizonte dikur njerëzit e pafajshëm duke i shërbyer me zell të madh diktaturës komuniste. Sa për shkuljet e dhëmbëve të korrupsionit kemi frikë se, po ta ketë seriozisht, doktorit do ti duhet të shkulë veten megjithë familje e qeveri”, - pohoi zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj.

Ky lajm është publikuar: 25/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›