Organizimi i protestës, kreu i PS-së takim me sindikatat
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i pranishëm dje në Kongresin e Konfederatës së Sindikatave për ti bërë thirrje Berishës të hapë kutitë e votimit. Ai shfrytëzoi këtë podium për të ftuar grupe të ndryshme shoqërore të bëhen pjesë e protestës. Ai tha se shansi i vetëm për Sali Berishën është të bëjë transparencën e zgjedhjeve si dhe të hapë kutitë e votimit. Sipas Ramës, sot ka një pushtet ilegjitim si rrjedhojë e zgjedhjeve jo të ligjshme të 28 Qershorit. Ndaj ftesa për hapjen e kutive për Ramën është në kohë dhe kryeministri duhet të reflektojë sa është në kohë. Fakti se Berisha nuk pranon të hapë kutitë, për Edi Ramën është thjesht “frikë nga drejtësia”. “Sot Shqipëria qeveriset nga një pushtet ilegjitim dhe që ka frikë nga drejtësia”, - u shpreh Rama. Duke u ndalur tek ekonomia, kryesocialisti theksoi se ekonomia shqiptare ka hyrë në krizë, pasi kanë rënë investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve. Sipas tij, biznesin e vogël me xhiro prej 5 milionë lekë në vit e pret një numër i madh taksash, që duhet të anulohen. “Si kryetar i Bashkisë së Tiranës i kam bërë një apel Sali Berishës ku i kërkoj anulimin e barrës fiskale për bizneset e vogla”, - tha Rama. Ai shtoi se nuk do të mjaftohemi me fjalë, por të reagojmë fort me veprim aktiv në mbrojtje të familjeve që mbahen nga biznesi i vogël. Rama shtoi se bërja e veshit të shurdhër nga ana e qeverisë do të përballet me protestën e radhës. Në këtë kuadër, Rama i ka bërë thirrje biznesit të vogël të bashkohet në protesta, pasi siç theksoi ai, në vend po qeveris arbitrariteti. “Protesta e opozitës është një protestë për të shpëtuar qeverinë.
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009