Rama: “Aksioni politik përsëri pas festave”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Për rreth 2 orë me radhë deputetët socialistë kanë diskutuar mbi strategjinë që do të ndjekin më tej përballë vendosmërisë së kryeministrit Sali Berisha për të mos hapur kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Të mbledhur të gjithë bashkë ata kanë rënë dakord që më 3 dhjetor të përcaktojnë saktësisht mënyrën e organizimit të protestave të mëtejshme. Ndërkohë që dje është vendosur strukturimi i plotë i Grupit Parlamentar, zgjedhja e kryetarit dhe sekretarit të tij. Po ashtu, me propozim të deputetit Ilir Gjoni, është vendosur dhe ngritja e komisioneve paralele me Kuvendin për çdo çështje të diskutueshme. Por në mbledhjen e djeshëm nuk kanë munguar as diskutimet. Deputeti Gjok Jaku është shprehur i shqetësuar për djegien e mandateve të deputetit, çka është kundërshtuar nga Rama. Pas diskutimeve, ashtu siç deklaroi dhe publikisht kryesocialisti, ishte vendosur që protestat të nisin pas festave të nëntorit.
Diskutimet
“Mandatet e deputetëve nuk do të digjen”,- mësohet të ketë thënë Kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të Socialistëve. Komenti i Ramës është bërë në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga deputeti Gjok Jaku. Ndërkohë që pjesë e diskutimeve është bërë dhe deputeti Arben Malaj, i vetmi anëtar i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, i pranishëm në mbledhje. Ndërkohë që pas diskutimeve me radhë të një sërë deputetëve, është vendosur që në datën 3 dhjetor të ketë një tjetër mbledhje të socialistëve për të detajuar më tej mënyrën e reagimit opozitar. Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, kreu socialist, Edi Rama, deklaroi se qëndrimi i opozitës për të përshkallëzuar protestat nuk ka ndryshuar, ndërsa theksoi kohezionin e Grupit Parlamentar. “Grupi u mblodh dhe diskutoi në një kohezion të plotë e me një vendosmëri më të madhe se asnjëherë, për të vazhduar të udhëheqë lëvizjen e re popullore, e cila do të shkojë duke u zgjeruar duke përfshirë gjithë Shqipërinë me protesta të pandalshme, në qoftë se Sali Berisha nuk do ta shfrytëzojë kohën që i kemi dhënë, për të reflektuar në funksion të forcës së arsyes e jo të arsyes së forcës”, - tha ai. Rama lajmëroi se aksioni politik do të vazhdojë pas festave e deri në hapjen e kutive të votimit. “Ndërkohë le ti lëmë këto ditë të festave të mëdha kombëtare e fetare të kalojnë, duke uruar që njeriu që mban peng pushtetin e popullit pa i dhënë popullit të drejtën që të shohë votat nga ka dalë Parlamenti dhe qeveria, do të thërrasë arsyen në ndihmë e nuk do të ndihmojë në precipitim e ngjarjeve dhe në rëndimin e rrethanave. Ne jemi të vendosur. Ne nuk kthehemi nga rruga jonë. Unë i qëndroj me forcë në emër të atyre 100 mijë qytetarëve që erdhën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", po dhe atyre miliona të tjerëve që na ndjekin, bindjes se nëse Sali Berisha nuk hap kutitë, duhet të ikë së bashku me kutitë”, - tha ai. Moshapja e kutive është arsyeja që opozita do të përdorë më pas për rrëzimin e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Kjo është theksuar sërish dje nga Kryetari i PS-së, Edi Rama, në një konferencë shtypi. Me gjithë kundërshtitë e kryeministrit Berisha për hapjen e kutive, Rama i ka kujtuar se ka 10 ditë afat që ta realizojë këtë kërkesë të opozitës dhe të 100 mijë shqiptarëve që dolën në shesh për 3 ditë me radhë. Tashmë kryetari Edi Rama e ka bërë të qartë se do të vazhdojnë protestat në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm nga ana e partive politike, por tani edhe në bashkëpunim me grupe të ndryshme interesi, ku futen pensionistët, minatorët, ish-ushtarakët, sindikatat, etj. Protesta e radhës me përmasa të mëdha pritet të zhvillohet më 5 dhjetor, atëherë kur drejtuesit vendorë do të kërkojnë sërish të drejtat për autonominë e bashkive dhe komunave.
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009