Gjata: Reforma duhet të bazohet mbi vullnetin e mirë politik
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, deklaroi dje se reforma zgjedhore duhet të bazohet mbi vullnetin e mirë politik, për të zhvilluar zgjedhje sa më të mira në të ardhmen. “Reforma zgjedhore duhet të bazohet në vullnetin e mirë politik, për të bërë zgjedhje të mira dhe të ndershme. Ajo duhet të përqendrohet së pari në administrimin zgjedhor, sidomos në bazë në nivelet më të ulëta, qendra votimi, grupe numërimi, KZAZ. Së dyti, në çështjen e hartimit të listave. Organet që hartojnë listat t’i nënshtrohen një kontrolli, në mënyrë që të mos ketë pretendime... Së treti duhet përqendrim në sistemin post-zgjedhor ose sistemin ankimor. Duhet të bazohet në rregulla të qarta dhe pa mundësi interpretimesh dhe kalkulimesh pafund, ankimesh pafund. Një shembull e kishim edhe tani, por kanë qenë plot edhe në zgjedhjet e kaluara”, - u shpreh Gjata.