E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: Te pyetet edhe KQZ

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Clirim Gjata, kerkon nga politika qe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, te behen ne nje menyre e cila te garantoje nje proces zgjedhor vertet te paster dhe jo te mundimshem. Kryekomisioneri Gjata tha dje se eshte shume e nevojshme qe gjate ndryshimeve ne ligjin zgjedhor, te rishikohen momente te caktuara, te cilat lidhen direkt me procesin. Gjithashtu, kreu i institucionit pergjegjes per organizimin dhe funksionimin e zgjedhjeve ne Shqiperi ka kerkuar qe gjate reformes zgjedhore edhe KQZ-ja te jape mendimet e saj. Pasi sipas tij, ky organ preket direkt nga kjo reforme.
Kryetari i KQZ-se ka shprehur vleresimet e tij ndaj deklaratave te forcave politike te te dy kraheve, ne funksion te reformave ne vend, ku shume e rendesishme cilesohet edhe reforma zgjedhore. Gjata ka thene se kjo reforme do te ishte shume mire te perfundonte ne pranveren e ketij viti, ose ne rastin me keq, ne vjeshte. Sipas tij, kjo periudhe eshte shume e rendesishme, pasi do i jepte kohen e nevojshme komisionit per te vazhduar punen e tij dhe per te menjanuar cdo handikap gjate procesit te ardhshem zgjedhor, sic ka ndodhur edhe me pare. Gjata ka qene i qarte kur ka folur per disa nga pikat e Kodit Zgjedhor qe duhen ndryshuar. Per te, numri i madh i anetareve ne komisionet zgjedhore te niveleve te dyta dhe te treta, si dhe procesi i ankimimit duhen ripare, pasi kane sjelle shume perplasje dhe vonesa. "Duhet te rishikohet raporti i administrates zgjedhore ne baze. Kemi jashtezakonisht shume komisionere. Duhet te rishikohet raporti midis administrates vendore dhe zgjedhesve, do me thene ata qe bejne listat e zgjedhesve", ka deklaruar drejtuesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Duke parashtruar mendimet e tij ne lidhje me ndryshimet ne ligjin perkates, Gjata ka shtuar se eshte e nevojshme krijimi i nje mekanizmi qe lidhjet me ankimimet. Sipas tij, nuk duhet te jete me thjesht ne rruge individuale. Ai tha se duhet te krijohet nje mekanizem ankimimi qe te mos lejoje me abuzimin me listat e zgjedhesve. Madje, ne kendveshtrimin e kreut te KQZ-se, duhet krijuar nje sistem i tille ankimor per ceshtjet zgjedhore, per te menjanuar zgjatjet per muaj te tere te te gjithe procesit.
Ergys GJENCAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›